LAJMI I FUNDIT:

A mund të rezistojnë pajisjet Apple Vision Pro kundër një thike të nxehur në 537 gradë Celsius

A mund të rezistojnë pajisjet Apple Vision Pro kundër një thike të nxehur në 537 gradë Celsius

Pajisjet Apple Vision Pro kanë “shpërthyer” në mesin e amerikanëve prej kur dolën në shitje, disa ditë më parë.

Por, ende pa u “adabtuar” mirë me to, njerëzit kanë filluar të kryejnë një sërë testesh për të parë durueshmërinë e tyre.


Së fundmi, youtuberi i njohur Tyler Blanchard vendosi të kryejë një mori testesh me pajisjet e Apple, përfshirë edhe një test “më të çmendur”.

Shihni se si të shkatërroni pajisjen 3500 dollarësh të Apple Vision Pro
Lexo po ashtu Shihni se si të shkatërroni pajisjen 3500 dollarësh të Apple Vision Pro

Ai vendosi që të bëjë një test për të parë nëse pajisjet revolucionare, Vision Pro do t’i mund t’i rezistonin një thike të nxehur me temperaturë 537 gradë Celsius.

Blanchard mori një thikë të mprehtë dhe e nxehu deri në këtë temperaturë. Më pas filloi që të priste ekranin e pajisjeve digjitale.

Apple Vision Pro "shpërthejnë" në mesin e amerikanëve, njerëzit po i bartin në rrugë, vetura, tren dhe gjatë ‘shoppingut’
Lexo po ashtu Apple Vision Pro "shpërthejnë" në mesin e amerikanëve, njerëzit po i bartin në rrugë, vetura, tren dhe gjatë ‘shoppingut’

Ajo se çfarë mund të vërehet në video është se xhami i pajisjeve Vision Pro filloi të shkrihet dhe pësoi disa dëmtime; por, çuditërisht ato përsëri funksionuan. /Telegrafi/