LAJMI I FUNDIT:

Një tjetër kishë bizantine po bëhet xhami në Stamboll – çka simbolizon ajo për turqit dhe grekët

Një tjetër kishë bizantine po bëhet xhami në Stamboll – çka simbolizon ajo për turqit dhe grekët

Kisha e Krishtit Shpëtimtar e shekullit të XII-të në Stamboll do të shndërrohet në xhami nga 23 shkurti, kur do të pranojë besimtarët e parë myslimanë që do të falen.

Kisha e njohur edhe si Chora, sipas manastirit me të njëjtin emër në të cilin ndodhet, ka qenë muze gjatë 79 vjetëve të fundit, shkruan ekathimerini.

Megjithatë, me dekret të presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan në vitin 2020, qëllimi i saj u ndryshua dhe u vendos që të shndërrohej në xhami. Më parë, kisha më e famshme e Perandorisë Bizantine, Hagia Sophia – pësoi të njëjtin fat – u shndërrua në xhaminë Aja Sofia.


Pas 86 vitesh falet namazi i parë i Bajramit në Xhaminë Aja Sofia në Stamboll
Lexo po ashtu Pas 86 vitesh falet namazi i parë i Bajramit në Xhaminë Aja Sofia në Stamboll

Pas vendimit të Erdoganit, filluan përgatitjet për shndërrimin e kishës në xhami, por puna u ndërpre papritur, transmeton Telegrafi.

Mediat turke raportojnë se ka përfunduar restaurimi shumëvjeçar i xhamisë Kariye, siç e quajnë kishën Chora dhe se në dysheme janë vendosur qilima të dizajnuara posaçërisht për këtë faltore.

Xhamia historike, e pajisur me qilima të kuq të projektuar posaçërisht, është planifikuar të hapet për besimtarët të premten më 23 shkurt. Mozaikët dhe afresket në xhaminë historike janë ruajtur dhe do të ekspozohen për vizitorët.

Kisha është e vendosur në qendrën historike të Stambollit, jo shumë larg nga ish-mureve bizantine dhe një tjetër pikë referimi – porta përmes së cilës hyri në qytet Sulltan Mehmeti II-të.

Zbulohen pjesë nëntokësore të Aja Sofia – aty ku ‘tunelet hedhin dritë mbi historinë e xhamisë së Stambollit’
Lexo po ashtu Zbulohen pjesë nëntokësore të Aja Sofia – aty ku ‘tunelet hedhin dritë mbi historinë e xhamisë së Stambollit’

Ajo u themelua në shekullin e VI-të si pjesë e kompleksit të vjetër të manastirit. Ndërtesa e sotme është ndërtuar në shekullin e XII-të, megjithëse ka pësuar ndryshime dhe rinovime drastike tashmë në shekullin e XIV-të.

Chora është e famshme për strehimin e disa prej shembujve më të mirë të mozaikëve bizantinë, të cilët kanë mbijetuar në shekuj dhe janë ruajtur deri më sot.

Pas rënies së Kostandinopojës, ajo arriti të mbijetojë edhe për disa dekada të tjera si kishë, përpara se të shndërrohej në xhami. Objekti është rinovuar pas Luftës së Dytë Botërore dhe që atëherë ka funksionuar si muze. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së

Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”

Evropa
Angela Merkel shpreh 'shqetësim të madh' për rolin e Elon Musk në qeverinë amerikane

Angela Merkel shpreh 'shqetësim të madh' për rolin e Elon Musk në qeverinë amerikane

Botë
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë

Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë

Evropa
Ukraina po negocion sistemet e reja të mbrojtjes ajrore me partnerët - thotë Zelensky

Ukraina po negocion sistemet e reja të mbrojtjes ajrore me partnerët - thotë Zelensky

Botë
NATO dhe Ukraina do të zhvillojnë bisedime urgjente pas sulmit të Rusisë me raketa të reja hipersonike

NATO dhe Ukraina do të zhvillojnë bisedime urgjente pas sulmit të Rusisë me raketa të reja hipersonike

Botë
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Evropa
Kalo në kategori