LAJMI I FUNDIT:

“A s’je ti në burg a?”, deputetja e LDK-së bën shaka kur sheh Pal Lekajn në Komision

“A s’je ti në burg a?”, deputetja e LDK-së bën shaka kur sheh Pal Lekajn në Komision

Prezenca e deputetit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, në mbledhjen e Komisionit Parlamentar Hetimor në lidhje me rezervat shtetërore të martën, ka ngjallur të qeshura mes deputetëve.

Kjo pasi Lekaj është shpallur fajtor dhe dënuar nga Gjykata me 3 vjet e 8 muaj burgim lidhur me ekzekutimin e 53 milionë eurove për kompaninë “Bechtel & Enka” e cila ishte kontraktuar për ta ndërtuar autostradën “Arbën Xhaferi”.

Vendimi i gjykatës për "53 milionëshin", historia e kontratës që mund ta dërgojë në burg Pal Lekajn
Lexo po ashtu Vendimi i gjykatës për "53 milionëshin", historia e kontratës që mund ta dërgojë në burg Pal Lekajn

“A s’je ti në burg a?, ishte pyetja me të cilën deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Valentina Bunjaku-Rexhepi iu drejtua kolegut të tij, Lekaj.


“Edhe pak”, ishte përgjigjja e Lekajt, që u pasua me të qeshura nga deputetët tjerë.

Ish-Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, është dënuar me 3 vjet e tetë muaj burg efektiv në lidhje me pagesën prej 53 milionë eurove që Qeveria e Kosovës i kishte paguar “Bechtel-Enkës” për zgjatjen e afatit të përfundimit të punimeve në autostradën ‘Arbën Xhaferi’.

Lekajt i është shqiptuar edhe dënim plotësues ku i ndalohet ushtrimi i funksionit publik në administratë publike për 3 vite e gjashtë muaj.

Ndërkohë, avokati i tij, Musa Damati ka deklaruar se do ta apelojë vendimin./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Kronika e Zezë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
I kërkuar për 15 raste të vjedhjeve, dorëzohet në polici i dyshuari në Pejë

I kërkuar për 15 raste të vjedhjeve, dorëzohet në polici i dyshuari në Pejë

Kronika e Zezë
​Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira

​Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Kalo në kategori