LAJMI I FUNDIT:

Nëse jeni shofer i ri dhe hasni në vështirësi për të parkuar veturën, kjo video është për ju

Nëse jeni shofer i ri dhe hasni në vështirësi për të parkuar veturën, kjo video është për ju

Parkimi i veturës është gjithmonë i mundimshëm e sidomos për shoferët e rinj të stresuar.

Por, një video në Instagram ju tregon fiks metodën ideale që ju mëson se si të parkoni veturën tuaj në një parking të ngarkuar, transmeton Telegrafi.

Në rast se ndiqni këtë video me vëmendje do të mësoni se si të bëheni shofer i përkryer.


Krejt çka duhet të bëni fillimisht është të siguroheni që pasqyra e makinës tuaj të jetë paralele me vijën e parë të vendit të parkingut.

Pasi ta keni bërë këtë, lëvizni me timonin tuaj vetëm djathtas dhe kushtoni vëmendje kur pasqyra e veturës tuaj, arrin një tjetër paralele me qoshen e vijës së parkingut.

Pas kësaj, operojeni timonin majtas dhe filloni të ecni mbrapa. Kështu ju do të parkoni në mënyrë të përkryer.