LAJMI I FUNDIT:

BDI në Tetovë: Rrugët e asfaltuara para tre muajve janë shkatërruar sërish, kush përfiton nga kjo

BDI në Tetovë: Rrugët e asfaltuara para tre muajve janë shkatërruar sërish, kush përfiton nga kjo

Këshilltarët e BDI-së në Këshillin komunal në Tetovë, kanë dalë me akuza në drejtim të udhëheqësisë së pushtetit lokal për keqmenaxhim dhe mashtrim të qytetarëve në lidhje me asfaltimin e rrugëve.

Liridon Disha nga BDI sot përmendi disa rrugë, për të cilat tha se pas tre muajve asfaltim, janë shkatërruar tërësisht. Ai tha se komuna sërish do të merr para nga qytetarët për të asfaltuar këto rrugë.


“Disa rrugë në Tetovë vazhdojnë të jenë në gjendje të mjerueshme, edhe pas asfaltimit sa për sy e faqe. Nuk kanë kaluar as tre muaj që kur janë shtruar ato rrugë, ndërsa ato tashmë janë të shkatërruara dhe qytetarët i vuajnë pasojat. Pyesim kryetarin se cili është qëllimi që rrugët nuk asfaltohen si duhet dhe kush përfiton nga ky mashtrim”.

“Qindra mijëra euro do të merren nga buxheti i qytetarëve për të asfaltuar rrugë që tashmë janë asfaltuar para tre muajve, por që nuk janë bërë sipas standardeve. Një thënie popullore e përshkruan më mirë punën e Bilall Kasamit – ‘puna e natës, gazi i ditës”, tha mes tjerash Liridon Disha.

Ndërsa nga Komuna e Tetovës theksuan se rruga “KRD” është shtruar me asfalt gjatë dimrit për shkak të gjendjes së keqe të saj dhe se ende nuk ka përfunduar si projekt.

Zëdhënësja e komunës tha se do të shtrohet edhe një shtresë me asfalt në këtë rrugë dhe në momentin që do të përfundojë do të bëhet edhe promovimi i saj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
Kalo në kategori