LAJMI I FUNDIT:

Janë arrestuar tre persona të cilët janë kërkuar për vuajtje të dënimit me burg

Janë arrestuar tre persona të cilët janë kërkuar për vuajtje të dënimit me burg

MPB sot njofton se janë arrestuar tre persona që dyshohet se janë nga Kumanova të cilët kërkoheshin për vuajtje të dënimit me burg.

“Me datë 02.03.2024, në ora 08:30 në Kumanovë, efektivët e policisë nga SPB-Kumanovë kanë privuar nga liria D.D. (32), M.Sh.(34) dhe O.I.(30), të gjithë nga Kumanova. Ata ishin në kërkim me urdhër të gjykatës për të vuajtur dënimin me burg.

Personat janë dërguar në Burgun “Kshanje” për të vuajtur dënimin”, thonë nga MPB.