LAJMI I FUNDIT:

Është ndaluar një person nga Gostivari, i është gjetur pistoletë në automjet

Është ndaluar një person nga Gostivari, i është gjetur pistoletë në automjet

Me datë 02.02.2024 në ora 21:40 në afërsi të fshatit Kamjan, Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë ndalur në stacion Sh.F.(28) nga Gostivari.

“Gjatë kontrollit të automjetit “Porsche” me targa të Gostivarit, të cilin e drejtonte, janë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë “Zastava” kalibri 7.62 mm, një kornizë me fishekë, një thikë dhe sende të tjera me origjinë nga vepra penale”,  njofton Ministria e Brendshme.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të bëhet kallëzimi përkatës.