LAJMI I FUNDIT:

“Kujta, Kujta”, një pjesë e publikut ofenduan Edonën kur ajo zbriti nga vetura gjatë natës finale të BBVK 2

“Kujta, Kujta”, një pjesë e publikut ofenduan Edonën kur ajo zbriti nga vetura gjatë natës finale të BBVK 2

Transgjinorja Edona James ishte njëra ndër katër finalistet e edicionit të dytë të Big Brother VIP Kosova.

Ajo ishte një fenomen më vete i këtij viti, duke bërë për vete publikun me karakterin e saj dhe humorin brenda shtëpi.


Megjithëse është pritur mirë nga një pjesë e mirë e shqiptarëve, paragjykimet për Edonën vazhdojnë të ekzistojnë.

Edona James - e katërta në finalen e madhe të Big Brother VIP Kosova
Lexo po ashtu Edona James - e katërta në finalen e madhe të Big Brother VIP Kosova

Një moment jo shumë i mirë u shënua kur ajo mbërriti me veturë në ‘Klan Arena’, për të parë befasinë që kishte rezervuar vëllai i madh për të.

Në mesin e shumë fansave që po prisnin jashtë, nuk munguan disa brohorima ku disa bërtisnin “Kujta Kujta, bravo Kujtim”.

Kujtim është emri origjinal me të cilin lindi Edona, e cila me ndërrimin e gjinisë vendosi që të ndërronte më pas edhe emrin.

Transgjinorja nga Suhareka nuk ka preferuar kurrë të flitet për emrin e saj të vjetër – madje shumë pak herë edhe e ka përmendur brenda shtëpisë, gjersa gjesti i disa prej fansave në ‘Klan Arena’ u pa si gjest i nënçmueshëm ndaj saj. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe

Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe

Magazina

"Liri Palestinës" - përfaqësuesja e Izraelit u ngacmua e u fishkëllye nga publiku gjatë provave të Eurovisionit

Magazina
Sytë tek Izraeli sot në Eurovision - barriera të mëdha janë ngritur përreth stadiumit, policia po patrullon rrugët dhe kanalet e qytetit suedez

Sytë tek Izraeli sot në Eurovision - barriera të mëdha janë ngritur përreth stadiumit, policia po patrullon rrugët dhe kanalet e qytetit suedez

Magazina
Shqipëria performon sonte në gjysmëfinalen e dytë të Eurovisionit - Besa Kokëdhima do të elektrizojë skenën me këngën

Shqipëria performon sonte në gjysmëfinalen e dytë të Eurovisionit - Besa Kokëdhima do të elektrizojë skenën me këngën "Titan"

Magazina
Fjolla Morina vulos spekulimet për ribashkimin me Fisnik Sylën, publikon foto pranë të dashurit të saj të ri

Fjolla Morina vulos spekulimet për ribashkimin me Fisnik Sylën, publikon foto pranë të dashurit të saj të ri

Magazina
“Doli që kisha tumor”- Heidi prek me rrëfimin e saj në Big Brother VIP Albania

“Doli që kisha tumor”- Heidi prek me rrëfimin e saj në Big Brother VIP Albania

Magazina
Kalo në kategori