LAJMI I FUNDIT:

Kjo uebfaqe e frikshme zbulon gjithçka që di interneti për ju

Kjo uebfaqe e frikshme zbulon gjithçka që di interneti për ju

Pavarësisht se sa të kujdesshëm jemi, pothuajse kushdo që është internet ndanë pa dashje informata për veten.

Disa prej nesh mund të jemi edhe më të zellshëm në leximin e marrëveshjeve të cookie-ve në një sajt të ri, transmeton Telegrafi.


Por, disa faqe interneti kanë shumë më tepër të dhëna për ju se sa mund të mendoni, siç tregohet nga një mjet i shpejtë i quajtur Webkay.

Telefoni juaj po përgjohet nëse po ndodhin këto 5 gjëra të çuditshme
Lexo po ashtu Telefoni juaj po përgjohet nëse po ndodhin këto 5 gjëra të çuditshme

Mjeti rendit një sërë gjërash të ndryshme që faqet e internetit mund të dinë për ju, përpara se të pranoni “cookie-it”.

Këto përfshijnë informata sikurse për vendndodhjen tuaj, çfarë browseri interneti po përdorni, si duket hardueri i kompjuterit tuaj, cila është adresa e juaj IP, sa shpejt funksionon rrjeti i juaj dhe në cilat faqe të mediave sociale jeni të kyçur.

Fjalëkalimi i gjatë nuk do t'ju shpëtojë nga hakerët - por, cila është zgjidhja më e avancuar
Lexo po ashtu Fjalëkalimi i gjatë nuk do t'ju shpëtojë nga hakerët - por, cila është zgjidhja më e avancuar

Informatat krijojnë një pamje mjaft gjithëpërfshirëse për ju.

Marrëveshjet për ‘cookie-it’ duhet të lexohen me vëmendje për të kuptuar se çfarë përfshijnë në të vërtetë – ose mund të filloni t’i refuzoni ato si fillim. /Telegrafi/