Konkurset e hapura në platformën Telegrafi Jobs ofrojnë shumë mundësi për të gjetur një punë të përshtatshme në fusha të ndryshme. Në këtë artikull, do të shqyrtojmë disa nga konkursat aktuale dhe pozitat e hapura në kompanitë e ndryshme.
Matës në terren për Kuzhina, Enterier dhe Dyer të Brendshme – NERO Home
NERO Home një fabrikë e specializuar në përpunimin e drurit dhe prodhimin e kuzhinave, dyerve të brendshme dhe enterierit, ka hapur një pozitë për Matës në terren. Detyrat përfshijnë matjet e detajuara në terren për projektet e kuzhinave, dyerve dhe enterierit, sigurimin e cilësisë së produkteve, komunikimin me klientët, dokumentimin e matjeve dhe bashkëpunimin me ekipet e prodhimit.
Afati i fundit për aplikim është 01/03/2024
Menaxher i prodhimit – NERO Home
NERO Home ka hapur konkurs edhe për pozitën e Menaxherit të prodhimit. Detyrat e kësaj pozite përfshijnë planifikimin dhe organizimin e proceseve të prodhimit, monitorimin e linjave të prodhimit, koordinimin e ekipit të prodhimit dhe zhvillimin e standardeve të sigurisë.
Afati i fundit për aplikim është 01/03/2024
Menaxher i përgjithshëm – NERO Home
NERO Home gjithashu ka shpallur konkurs për pozitën Menaxherin të përgjithshëm, i cili do të drejtojë operacionet e fabrikës, do të kujdeset për planifikimin, organizimin dhe koordinimin e proceseve të prodhimit dhe furnizimit.
Afati i fundit për aplikim është 01/03/2024
Arkitekt/e – NERO Home
Për ata me një fokus në arkitekturë, “NERO Home” ka shpallur një konkurs për pozitën e Arkitektit. Detyrat përfshijnë projektimin, matjet, ofertat dhe komunikimin direkt me klientët.
Afati i fundit për aplikim është 01/03/2024
Infermierë/e – Germanikos GmbH
Kompania “Germanikos GmbH” ofron 10 vende të lira pune për infermierë/infermierë në Gjermani. Kompania ofron ndihmë për përgatitjen e intervistave, kontratën e punës, rregullimin e dokumentacionit për vizë, sigurimet shëndetësore dhe njohjen e profesionit në Gjermani.
Afati i fundit për aplikim është 29/02/2024
Specialist/e për Marrëdhënie me Publikun – Dukagjini Publishing House
“Dukagjini Publishing House” ka hapur konkurs për pozitën “Specialist Marrëdhënie me Publikun”. Detyrat përfshijnë zhvillimin e fushatave PR, marrëdhënien me median dhe organizimin e ngjarjeve promovuese.
Afati i fundit për aplikim është 28/02/2024
Inxhinier i Ndërtimtarisë – Tregtia Sh.p.k
“Tregtia Sh.p.k” kërkon një Inxhinier të Ndërtimtarisë për projektimin dhe mbikëqyrjen e objekteve shumëbanesore.
Afati i fundit për aplikim është 12/02/2024
Arkitekt/e – Bau Market
“Bau Market” kërkon Arkitekt/e për dizajnimin e produkteve, njohjen e materialeve dhe koordinimin e porosive për kuzhinat.
Afati i fundit për aplikim është 16/02/2024
Shitës i Përgjithshëm – Bau Market
“Bau Market” ka hapur konkurs për pozitShitës i Përgjithshëm në disa vende të ndryshme. Detyrat përfshijnë kujdesjen për targetet e shitjes dhe njohjen e produkteve në market.
Afati i fundit për aplikim është 12/02/2024
Pranues Malli – Bau Market
Gjithashtu, “Bau Market” ka hapur konkurs për pozitën Pranues Malli në disa vende të ndryshme, duke përfshirë Prishtinën dhe Ferizajn.
Afati i fundit për aplikim është 12/02/2024
Këto janë vetëm disa nga konkursat aktuale në Telegrafi Jobs. Mund të gjeni më shumë oferta pune dhe të aplikoni përmes platformës së tyre zyrtare.
Për më shumë informacione vizitoni:
Facebook: Telegrafi Jobs
Instagram: telegrafi.jobs
Email: jobs@telegrafi.com
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëLansohet Brainhero: Platforma AI që zhvillon kreativitetin e fëmijëve
"Holiday In Resort 2", Shëngjin - Investimi më i zgjuar që do të bëni
Kompania Turistike Shpejtimi ofron nisje çdo ditë në drejtim të Shëngjinit dhe Velipojës
Deri në 1 mijë euro për familje për të mbështetur instalimin e sistemit për energjinë e ripërtëritshme - hapet thirrja
“Dukagjini” dhe “Pearson” mbajtën trajnim për mësimdhënësit e gjuhës angleze, pjesëmarrja masive dëshmoi përkushtim për mësim cilësor
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Tifozët janë të shokuar pasi mësuan çmimin që Aston Villa po e kërkon për Coutinhon
Teuta Krasniqi flet për ankthin dhe depresionin që përjetoi pas ndarjes nga Blero
Pas ndarjes nga Xhensila, Bes Kallaku në një lidhje të re dashurie me ish-konkurrenten e “Përputhen”?
Southampton triumfoi në ndeshjen që vlen më shumë para se finalja e Ligës së Kampionëve - shuma që fitoi është e jashtëzakonshme
Kaluan natën së bashku - Ilnisa Agolli ndan një moment nga shtrati me Meritonin
Shpjegohet pse Chelsea nuk do të "pranojë automatikisht" vendin në Ligën e Konferencës