Policia e Kosovës në Mitrovicë-Veri janë njoftuar për një rast nga njësia policore e Stacionit Policor-Zveçan.
Siç njoftoj është ndalur një veturë që ishte pronë e ATK-së dhe po vozitej nga një zyrtar, së bashku me të ishte edhe një zyrtar tjetër i ATK-së.
Në njoftim theksohet se në veturë janë gjetur mallra të Serbisë për të cilat nuk kishte dokumentacione.
“Patrulla policore në magjistralen Mitrovicë-Leposaviq, tek ura e Bistricës në një pikë kontroll ka ndalur veturën me targa zyrtare, pronë e Administrata Tatimore të Kosovës të cilën e drejtonte personi L.P. zyrtar i Administratës Tatimore të Kosovës (ATK-së) dhe së bashku me të ishte edhe një pasagjeri T.J. po ashtu zyrtar i ATK-së. Gjatë kontrolli të veturës në fjalë në bagazhin e veturës janë gjetur një sasi e barnave të ndryshme me banderola të Serbisë, për të cilat nuk posedonin dokumentacione”, thuhet në njoftimin e tyre.
Lidhur me këtë në mbajtje është dërguar zyrtari L.P.
“Mbi bazën e këtyre veprimeve është krijuar dyshimi, se i dyshuari me iniciale L.P. dyshohet se ka kryer veprën penale: ‘keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’ dhe ‘kontrabande i mallrave’”, kanë shtuar në komunikatën e tyre Policia e Kosovës.
Ndërsa personi tjetër që ishte në veturë është liruar.
“Të gjitha veprimet hetimore kanë qenë të koordinuara me prokurorin kompetent të PPTH-Mitrovicë, ku i dyshuarit L.P. pas intervistës në prezencë të avokatit mbrojtës, me vendim të prokurorit është ndaluar për 48 orë. Ndërsa pasagjeri T.J. pas intervistës me urdhër të prokurorit është liruar”, ka përfunduar Policia e Kosovës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Dështimi për t’u anëtarësuar në KiE, Von Cramon: Shpresoj të mos jetë shans i humbur përgjithmonë
Kurti kujton ushtarët e rënë amerikanë: Nderojmë rolin e Ushtrisë së SHBA-së si garantuese e paqes sonë
Parandalohet kontrabandë me mallra në Leposaviq dhe Podujevë
Koloneli shqiptar në Estoni tregon hapat e mbetur për Kosovën për t'iu bashkuar NATO-s
Kosova u bë anëtare e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, reagon Petkoviq
Maqedonci jep alarmin: Serbia ka vendosur tri brigada jo shumë larg kufirit me Kosovën
Haradinaj: Kurti ka një zor të madh që u përball me deputetin "me shurdhues"
Dugolli: Vetëm një votë kundër Kosovës në NATO - sukses i madh për vendin
Në liqenin e Ujmanit vendosen tabelat me simbole të Kosovës
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Tifozët janë të shokuar pasi mësuan çmimin që Aston Villa po e kërkon për Coutinhon
Teuta Krasniqi flet për ankthin dhe depresionin që përjetoi pas ndarjes nga Blero
Pas ndarjes nga Xhensila, Bes Kallaku në një lidhje të re dashurie me ish-konkurrenten e “Përputhen”?
Southampton triumfoi në ndeshjen që vlen më shumë para se finalja e Ligës së Kampionëve - shuma që fitoi është e jashtëzakonshme
Kaluan natën së bashku - Ilnisa Agolli ndan një moment nga shtrati me Meritonin
Shpjegohet pse Chelsea nuk do të "pranojë automatikisht" vendin në Ligën e Konferencës