LAJMI I FUNDIT:

Një fenomen që nuk është parë prej 25 vjetësh është regjistruar në Trieste

Një fenomen që nuk është parë prej 25 vjetësh është regjistruar në Trieste

Të gjithë ata që u zgjuan në Trieste të Italisë herët të mërkurën, mund të dëshmonin diçka nuk ishte parë për 25 vjet. Një shtresë e hollë akulli është formuar në sipërfaqen e detit.

Siç raportohet, autoritetet detare Miramar në Trieste regjistruan një fenomen që nuk është parë prej 25 vjetësh në Trieste, transmeton Telegrafi.


Kjo është diçka që brezi i kohëve më të vjetra (kur dimri ishte më i ftohtë) e kishin përjetuan më shpesh, por brezi i ri pothuajse nuk e njeh më këtë fenomen.

Një dukuri e ngjashme në përmasa disi më të mëdha, ka ndodhur 25 vjet më parë, më 25 janar të vitit 1999.

Në atë kohë, rajoni i Triestes u prek nga temperatura të ulëta që arrinin vetëm disa gradë mbi zero. /Telegrafi/