LAJMI I FUNDIT:

Ramadani: KFOR-i nuk lejoi ministrin Krasniqi të hyjë në objektin e Komunës së Zveçanit, kjo është shqetësuese

Ramadani: KFOR-i nuk lejoi ministrin Krasniqi të hyjë në objektin e Komunës së Zveçanit, kjo është shqetësuese
Foto: Arkiv

Ish-kryeinspektori i Agjencisë Kosovare për Inteligjencë, Burim Ramadani, ka deklaruar se ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, i është ndaluar hyrja në objektin e Komunës së Zveçanit nga ana e KFOR-it.

Sipas tij, ngjarja ka ndodhur të hënën derisa ministri kishte shkuar për ta takuar Kryetarin e Komunës së Zveçanit.

“KFOR-i nuk lejoi ministrin Elbert Krasniqi të hyjë në objektin e Komunës së Zveçanit. Ngjarja ka ndodhur këtë të hënë, më 29 janar 2024, në orët e pasdrekës derisa Ministri i Qeverisë së Kosovës shkoi për ta takuar Kryetarin e Komunës së Zveçanit”, ka shkruar Ramadani në Facebook.


Ai tutje ka thënë se KFOR-i ka kthyer mbrapsht ministrin Elbert Krasniqi nga Komuna e Zveçanit, “duke dhënë kështu një indikacion, për mua, shqetësues për fazën se si KFOR duket që ka vendosur të ushtrojë kompetencat e veta”.

“Në fakt, KFOR-i nuk ka pasur të drejtë t’i ndalojë hyrjen ministrit Krasniqi, ndërsa kjo është një dëshmi fort e keqe për nivelin e raporteve midis Qeverisë së Kosovës dhe prezencën ndërkombëtare ushtarake”, ka shtuar Ramadani.

Lidhur me këtë çështje, Telegrafi ka provuar të kontaktojë me ministrin, por i njëjti nuk ka qenë i qasshëm. Po ashtu, ka dërguar pyetje në adresë të MAPL-së dhe është në pritje të përgjigjes. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen'  figurat historike shqiptare

Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare

Lajme
Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni

Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni

Lajme
Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë

Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë

Prishtina
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik

Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik

Lajme
Zgjedhjet në Kosovë: Kush voton e kush jo dhe pse ka rëndësi?

Zgjedhjet në Kosovë: Kush voton e kush jo dhe pse ka rëndësi?

Lajme
Në Prishtinë konfiskohen rreth 25 kg marihuanë, arrestohen katër të dyshuar

Në Prishtinë konfiskohen rreth 25 kg marihuanë, arrestohen katër të dyshuar

Kronika e Zezë
Kalo në kategori