LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj, i befasuar me vendimin e gjykatës për Pal Lekajn: Besoj fuqishëm se Apeli do ta shkarkojë nga çdo akuzë

Haradinaj, i befasuar me vendimin e gjykatës për Pal Lekajn: Besoj fuqishëm se Apeli do ta shkarkojë nga çdo akuzë

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka reaguar pasi Gjykata e shpalli fajtor ish-ministrin Lekaj lidhur me rastin e 53 milionëshit, duke e dënuar me 3 vjet e 8 muaj burgim.

Haradinaj tha se është i befasuar me vendimin e gjykatës, pasi shton se beson në pafajësinë e deputetit Lekaj.


Ai thotë se beson fuqishëm se Gjykata e Apelit do ta shkarkojë nga çdo akuzë.

“Jam i befasuar nga vendimi i sotëm i Gjykatës Themelore për rastin e kolegut Pal Lekaj! Dua të besoj fuqishëm në sistemin e drejtësisë dhe në Gjykatën e Apelit e cila do ta zbardhë të vërtetën dhe do ta shkarkojë nga çdo akuzë ish-ministrin Lekaj”.

“Çdo person është i pafajshëm deri në një vendim të formës së prerë!I bindur në pafajësinë e kolegut Lekaj”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Pal Lekaj, është dënuar me tre vjet e tetë muaj burgim për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe dëmtimit të buxhetit të Kosovës.

Pal Lekaj dënohet me 3 vjet e tetë muaj burgim për rastin e 53-milionëshit
Lexo po ashtu Pal Lekaj dënohet me 3 vjet e tetë muaj burgim për rastin e 53-milionëshit

Dënimi, i shqiptuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë më 31 janar, ka të bëjë me rastin e ndarjes së 53 milionë eurove shtesë konsorciumit “Bechtel&Enka” për ndërtimin e autostradës “Arbën Xhaferi”.

Gjykata shqiptoi edhe dënim plotësues për deputetin e Kuvendit të Kosovës, Pal Lekaj, përmes së cilit ia ndalon për një periudhë prej tre vjet e gjashtë muaj ushtrimin e funksionit në administratën publike.

Pas dënimit nga Gjykata, deklarohet Lekaj: Vendim i padrejtë – kundërshtarët politikë mos të gëzohen para kohe
Lexo po ashtu Pas dënimit nga Gjykata, deklarohet Lekaj: Vendim i padrejtë – kundërshtarët politikë mos të gëzohen para kohe

Në vitin 2018, Qeveria e Kosovës kishte ndarë 53 milionë euro shtesë për kompaninë në fjalë për punimet e autostradës Prishtinë – Hani i Elezit, për shkak të, siç kishte thënë Qeveria, dështimit të ekzekutivit të mëhershëm që t’i paguajë me rregull faturat.

Pas debateve të nxitura dhe dyshimeve të ngritura nga partitë opozitare autoritetet në Kosovë kishin nisur hetimet lidhur me ndarjen e 53 milionë eurove për konsorciumin “Bechtel&Enka./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Problemet me qasje në shërbimet e VALA-s, zëdhënësi i Telekomit tregon arsyen

Problemet me qasje në shërbimet e VALA-s, zëdhënësi i Telekomit tregon arsyen

Lajme
Plagoset një polic në Zllakuqan të Klinës nga persona që kishin hyrë në shtëpinë e një prifti

Plagoset një polic në Zllakuqan të Klinës nga persona që kishin hyrë në shtëpinë e një prifti

Kronika e Zezë
Rasti i rëndë i Alma Arrazit – mesazhet me tone kërcënuese që ia dërgonte bashkëshorti Erdgysi

Rasti i rëndë i Alma Arrazit – mesazhet me tone kërcënuese që ia dërgonte bashkëshorti Erdgysi

Lajme
Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Politikë
Caktohet seanca për inaugurimin e Siljanovska-Davkova për presidente

Caktohet seanca për inaugurimin e Siljanovska-Davkova për presidente

Politikë
Arrestohet një polic në Gjakovë, dyshohet për ngacmim seksual të një të miture

Arrestohet një polic në Gjakovë, dyshohet për ngacmim seksual të një të miture

Kronika e Zezë
Kalo në kategori