LAJMI I FUNDIT:

Grkovska: Partneriteti me SHBA-në është kyç në trajtimin e ndikimeve ruso-kineze në Ballkan

Grkovska: Partneriteti me SHBA-në është kyç në trajtimin e ndikimeve ruso-kineze në Ballkan

Në kuadër të vizitës së saj në SHBA dhe në prag të mëngjesit tradicional të lutjes së nesërme në Uashington, zv. kryeministrja përgjegjëse për politikat e qeverisjes së mirë, Sllavica Grkovska, sot mori pjesë në forumin e sigurisë me temë “Ndikimi malinj kinez dhe rus në Ballkan”.

Në prezantimin e saj, Grkovska theksoi se Maqedonia e Veriut ka qenë gjithmonë në udhëkryq të ndikimeve të ndryshme, duke përfshirë edhe ato të dëmshme që minuan çdo hap që kemi ndërmarrë si vend për t’u bërë pjesë e Aleancës dhe për të hyrë në BE.

Fatkeqësisht, siç theksoi Grkovska, këto ndikime nuk u zvogëluan me hyrjen në NATO, por u intensifikuan pasi vendi u përball me pengesa të reja për anëtarësim në Bashkimin Evropian.


Në një kontekst të tillë, narrativat e dëmshme, lajmet e rreme dhe dezinformatat përhapen gjithnjë e më thellë në shoqëri, theksoi Grkovska dhe shtoi: “E gjithë kjo është në interes të agjendave të vendeve nga të cilat Maqedonia e Veriut, historikisht, nuk ka parë asgjë të mirë. Dhe euroskepticizmi në rritje dhe ndjenjat antiperëndimore që po forcohen sistematikisht, mund të kenë pasoja të gjera në stabilitetin e shoqërisë sonë dhe të gjithë rajonit”.

Në fjalimin e saj, zëvendëskryeministrja shprehu shpresën se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të mbeten aleati dhe miku ynë i përkushtuar në të ardhmen, i cili në vazhdimësi i mbështet përpjekjet e Maqedonisë së Veriut për promovimin e demokracisë, sundimit të ligjit dhe ndërtimit të kapaciteteve të qëndrueshme institucionale për rritjes dhe zhvillimit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Lajme
31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

Drejtësi
Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Drejtësi
Kalo në kategori