LAJMI I FUNDIT:

Rita Ora duket tejet me stil në Londër, teksa realizon një tjetër fotosesion për markën e modës “Primark”

Rita Ora duket tejet me stil në Londër, teksa realizon një tjetër fotosesion për markën e modës “Primark”

Rita Ora, 33 vjeçe, dukej jashtëzakonisht elegante e veshur me disa pantallona të bardha ndërsa arriti në lokacionin ku ishte përcaktuar të realizonte fotosesionin e ri të “Primark” në Willesden, Londër të martën.

Këngëtarja shfaqte një fizik të tonifikuar në një palë pantallona të bardha të qëndisura me dantellë dhe një fund të shkurtër të zi.

Ajo kishte veshur një triko ngjyrë kafe si kamuflazh mbi një këmishë të bardhë, të cilën e la jashtë, shkruan DailyMail.


Duke përshëndetur fansat, ylli me origjinë shqiptare hodhi gjithashtu sipër krahëve një xhaketë të ngrohtë të zezë e zbukuruar me jakë të mëdha leshi.

Rita Ora shfaqet me plot shkëlqim në episodin e ri të "The Masked Singer"
Lexo po ashtu Rita Ora shfaqet me plot shkëlqim në episodin e ri të "The Masked Singer"

Rita dukej në disponim të mirë ndërsa buzëqeshte në fotografi, pavarësisht nga reagimet e publikut për bashkëpunimin e saj të diskutueshëm me markën e modës së veshjeve të lira.

Këngëtarja konfirmoi se kishte bashkuar forcat me “Primark” që në shtator të 2023-s, por u përball menjëherë me reagime nga një grup fansash për punën e saj me një markë të modës së veshjeve të lira, pak kohë pasi kishte hedhur në shitje një koleksion veshjesh sportive mjaft të shtrenjta, të quajtur “Human Beings”.

Fansat e akuzuan atë se “nuk i interesonte” të merrej me modën e veshjeve të lira, ndërsa të tjerë shprehën dyshimet e tyre se ylli i muzikës që fiton miliona ende blen veshje në dyqanin e veshjeve të lira dhe shitjeve me pakicë në rrugë.

Reagimet në partneritetin e saj përfshinin një person që shkroi: “Moda e veshjeve të lira po shkatërron planetin, apo nuk të intereson”.

Një tjetër shprehu zemërimin e tij: “Rita Ora, e cila krenohet me linjën e saj të ‘qëndrueshme’ të veshjeve sportive që e bën botën një vend më të mirë, sapo bashkëpunoi me ‘Primark’. Vërtet nuk i intereson asgjë”.

Megjithatë, të tjerë fansa e lavdëruan Ritën për bashkëpunimin e saj të ri dhe shprehën entuziazmin e tyre për datën e lançimit më 19 shtator.

Njëri shkroi: “Çfarë bashkëpunimi! Absolutisht e adhuroj!”, ndërsa një tjetër tha: “O Zot i madh, nuk mund ta besoj që është e mahnitshme”, dhe një i tretë shkroi: “O Zot, emocionuese! Nuk mund të pres ta provoj”.

Pas njoftimit të partneritetit të ri, Rita u tha fansave se ka blerë në dyqanin “Primark” që kur ishte adoleshente, duke e përshkruar atë si dyqanin e saj ‘unik të preferuar’.

Ajo tha në një postim në Instagram: “Për aq kohë sa mund ta mbaj mend, ‘Primark’ ka qenë pjesë e ADN-së sime. Kam blerë në dyqanet e tyre, së bashku me miqtë dhe familjen, që kur isha adoleshente”.

Partneriteti i saj me markën e veshjeve të lira, “Primark” vjen pak kohë pasi Rita nxori në shitje koleksionin e saj të ri të veshjeve të qëndrueshme, “Humans Being”, vitin e kaluar.

“Humans Being” bën vendime të qëndrueshme që nga fillimi i dizajnit, përmes paketimit dhe madje edhe pas jetëgjatësisë së veshjes.

E krijuar nga materialet e qëndrueshme dhe të riciklueshme me një cikël jetësor, shishe plastike të ricikluara dhe materiale natyrore si pambuku organik, koleksioni “dizajnon veshje të vërtetë të qëndrueshme, cilësore që janë ndërtuar për të zgjatur dhe janë bërë për të fuqizuar”.

Ajo tha: “Gjatë gjithë jetës sime, kam dashur gjithmonë të dukem stiliste, dhe kur isha më e re, nuk do të kisha arritur dot pa ‘Primark'”.

“Gjithmonë mund të zgjeroja buxhetin tim me shumë copa të mrekullueshme nga ‘Primark’. Sinqerisht, atëherë është vërtet kur mësova si të bëhesha krijuese dhe të luaja me modën”.

“Të krijosh këtë koleksion me ‘Primark’ ka qenë shumë nostalgjike për mua dhe nuk mund të pres që bota ta shohë atë”, tha Ora. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Stjuardesa e 'British Airways' përballet me shkarkimin nga puna për shkak se zbuloi se ndodhej në të njëjtin fluturim me arkivolin e Liam Payne

Stjuardesa e 'British Airways' përballet me shkarkimin nga puna për shkak se zbuloi se ndodhej në të njëjtin fluturim me arkivolin e Liam Payne

Magazina
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania

Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania

Magazina
Driloni-Edit në BBVK: Nëse e fitoj çmimin, e ndaj me ty

Driloni-Edit në BBVK: Nëse e fitoj çmimin, e ndaj me ty

Magazina
“Sa e turpshme” - Aktorja që bëri stërvitje gjatë fluturimit kritikohet nga shumë fansa

“Sa e turpshme” - Aktorja që bëri stërvitje gjatë fluturimit kritikohet nga shumë fansa

Magazina

"Babi këtu po më del që jeni ende duke u ulur", vajza e Drenushës zbuloi aksidentalisht se programi transmetohet disa minuta me vonesë

Magazina

"Me qenë vjehrra e mirë e kish pas edhe Zoti", Atilla mori sërish vëmendjen me deklaratat e tij qesharake në Big Brother VIP Kosova

Magazina
Kalo në kategori