LAJMI I FUNDIT:

Dënimi i Pal Lekajt, reagon deputeti i LVV-së: Qesharake, ky dënim i jep shpresë kriminelëve

Dënimi i Pal Lekajt, reagon deputeti i LVV-së: Qesharake, ky dënim i jep shpresë kriminelëve

Gjykata Themelore e Prishtinës, ka shpallur sot aktgjykim dënues ndaj deputetit të AAK-së, Pal Lekaj dhe tre të tjerëve në rastin e njohur si “53 milionëshi”.

Gjykata e dënoi me tri vite e tetë muaj burgim deputetin e AAK-së, Pal Lekaj.

Ai është dënuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare e dëmtim me dashje të buxhetit të shtetit.


E ndaj këtij dënimi ka reaguar deputeti i LVV-së, Dimal Basha i cili e ka quajtur qesharak vendimin e Gjykatës Themelore.

Pal Lekaj dënohet me 3 vjet e tetë muaj burgim për rastin e 53-milionëshit
Lexo po ashtu Pal Lekaj dënohet me 3 vjet e tetë muaj burgim për rastin e 53-milionëshit

“Dënimi me 44 muaj burgim për 53 milion euro është qesharak! Kjo miq i bie që 53 milion euro dëm po lahen me 1,320 ditë burg, ose ndryshe thënë, kjo i bie se 1 ditë burg për çdo 40 mijë euro dëm shtetit. TURP! Ky dënim i jep shpresë kriminelëve”, ka shkruar Basha.

Ndryshe, në seancën e mbajtur më 26 janar 2024, Prokuroria kishte kërkuar dënim maksimal për të akuzuarit, kurse mbrojtja lirimin e tyre nga akuza.

Sipas aktakuzës së ngritur më 4 shkurt 2022 nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, Pal Lekaj, në cilësinë e ministrit të Ministrisë së Infrastrukturës (MI), Eset Berisha, këshilltar i lartë politik i tij, Nebih Shatri, si sekretar i Përgjithshëm në këtë ministri, në bashkëveprim dhe me dashje edhe me të pandehurin Besim Tahiri, drejtor i Prokurimit Publik në MI, akuzoheshin për keqpërdorim të detyrës zyrtare me rastin e ndarjes së 53 milionë eurove për konsorciumin “Bechtel &Enka”, për ndërtimin e autostradës Prishtinë – Hani i Elezit apo e njohur ndryshe si autostrada “Arbën Xhaferi”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Vrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Lajme
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen'  figurat historike shqiptare

Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare

Lajme
Lajçak: Marrëveshja e Ohrit e hapi rrugën drejt normalizimit të raporteve Kosovë – Serbi

Lajçak: Marrëveshja e Ohrit e hapi rrugën drejt normalizimit të raporteve Kosovë – Serbi

Lajme
FSK forcon aftësitë taktike në ushtrimin

FSK forcon aftësitë taktike në ushtrimin "Winter EX 2025" në Turqi

Lajme
Sarajeva me ajrin më të ndotur në botë, Shkupi i 16-ti, Prishtina e 22-ta

Sarajeva me ajrin më të ndotur në botë, Shkupi i 16-ti, Prishtina e 22-ta

Lajme
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik

Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik

Lajme
Kalo në kategori