LAJMI I FUNDIT:

BQK dhe Banka Qendrore Evropiane dakordohen për vazhdimin e Linjës REPO – çfarë është kjo linjë?

BQK dhe Banka Qendrore Evropiane dakordohen për vazhdimin e Linjës REPO – çfarë është kjo linjë?

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) njofton se Këshilli Drejtues i Bankës Qendrore Evropiane (BQE) ka aprovuar vazhdimin e Linjës REPO për Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës deri më 31 janar 2025. 

Kushtet e saj janë pranuar nga BQK-ja me letër konfirmimin e datës 29 janar 2024, pas kërkesës së BQK- së për vazhdim të linjës para skadimit.

Por, çka është linja REPO?


Linja e përkohshme REPO në vlerë prej 100 milionë euro ofron një shtesë të sigurisë parandaluese për të adresuar nevojat e mundshme të likuiditetit në euro dhe për të ruajtur stabilitetin e sistemit financiar të Kosovës.

Ky veprim nënvizon mbështetjen e fuqishme të BQE-së dhe bashkëpunimin me BQK-në, duke theksuar partneritetin e ngushtë ndërmjet këtyre dy institucioneve.

Pavarësisht se Linja REPO nuk është shfrytëzuar nga BQK-ja, konsiderohet se ky instrument është mbështetës për stabilitetin monetar dhe financiar, marrë parasysh situatën aktuale globale dhe rreziqet e tyre potenciale për ekonomitë botërore dhe tregjet financiare. /Telegrafi/