Deputetja e LVV-së, Statovci: Fundi i epokës së energjisë elektrike gratis në veri
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Jeta Statovci, ka thënë se është arritur fundi i epokës të keqpërdorimit të energjisë elektrike gratis në veri të vendit.
Statovci, përmes një postimi në Facebook, ka treguar se “si ka ra konsumi i energjisë elektrike në veri, menjëherë pas marrëveshjes për faturimin në 4 komunat veriore pas 24 vitesh”.
“Pas një angazhimi dhe përkushtimi të madh të institucioneve të Kosovës, është arritur fundi i epokës të keqpërdorimit të energjisë elektrike gratis në veri të vendit”, ka shkruar Statovci, transmeton Telegrafi.
Statovci ka postuar edhe një grafikon, ku sipas saj, mund të shihet ulja e konsumit në momentin e fillimit te faturimit, pra janar 2024, krahasuar me periudhën paraprake.
“Stabiliteti energjetik është krucial për zhvillim ekonomik, prurje të investitorëve seriozë dhe sidomos sektorin e prodhimit”, ka thënë Statovci. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Krasniqi: Procesi i Berlinit, mundësi e mirë për një zhvillim ekonomik
Aksioni i Policisë në veri, ku u konfiskuan rreth 75 milionë dinarë, BQK: Operimi i institucioneve financiare pa licencë është veprim i paligjshëm dhe i palejueshëm
Birra jonë, loja jonë! EURO2024!
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251