LAJMI I FUNDIT:

Përleshje fizike mes disa personave në Shtime, tre prej tyre pësojnë lëndime

Përleshje fizike mes disa personave në Shtime, tre prej tyre pësojnë lëndime
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy persona në Shtime, pasi që kishin rrahur një person.

Siç thuhet në njoftim, viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, transmeton Telegrafi.


“Shtime / 29.01.2024 – 10:40. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi të njëjtit ishin përleshur fizikisht me viktimën mashkull kosovar. Si pasojë e përleshjes viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në tretman mjekësor në QKUK”, thuhet në raport.

Gjithashtu, policia njofton se gjatë incidentit lëndime trupore kanë pësuar edhe dy të dyshuarit të cilët kanë pranuar trajtim mjekësor.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./Telegrafi/