LAJMI I FUNDIT:

Bodo Weber: Perëndimi e di se nivelet e larta të Serbisë janë të involvuara në sulmin e Banjskës

Bodo Weber: Perëndimi e di se nivelet e larta të Serbisë janë të involvuara në sulmin e Banjskës

Pavarësisht suksesit të negociatave ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ka dështuar nisma franko-gjermane, thotë eksperti ballkanik Bodo Weber. “Zyrtarët e Bashkimit Evropian, për mendimin tim, e dinë këtë, por nuk do ta pranojnë”, beson ai.

Weber në një intervistë për televizionin N1 tha se nuk sheh ndonjë zhvillim të veçantë nga ardhja e përfaqësuesit special të Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak në Beograd dhe më pas në Prishtinë.

Kujtojmë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në takimin me Lajçakun ka theksuar se Serbia është gjithmonë e gatshme për dialog dhe se do të respektojë gjithçka që është nënshkruar dhe rënë dakord, transmeton Telegrafi.


“Kjo është vazhdimësi e simulimit të negociatave për zbatimin e marrëveshjes të Brukselit dhe Ohrit”, tha Weber.

Sipas tij, në kushte normale kjo do të nënkuptonte vazhdimin e ‘status quo’, por ajo është e trazuar që një vit e gjysmë, gjegjësisht pas braktisjes së institucioneve nga serbët e Kosovës, ngjarjet në Banjskë, që sipas tek ai, shkaktoi paqëndrueshmëri.

O’Brien: Serbia t’i mbajë përgjegjës sulmuesit e Banjskës, Kosova ta bëjë Asociacionin
Lexo po ashtu O’Brien: Serbia t’i mbajë përgjegjës sulmuesit e Banjskës, Kosova ta bëjë Asociacionin

Sipas tij, kanë mbetur edhe pak muaj deri në verë dhe largimin e komisionit aktual dhe largimin e mundshëm të negociatorëve kryesorë Lajçak dhe Joseph Borrell. “Atëherë do të krijohet një vakum i rrezikshëm”, theksoi ai.

Duke folur për Banjskën, Weber thekson se Perëndimi në një farë mënyre insiston në një hetim të Serbisë për atë se cili ishte sfondi më i gjerë, por që, siç vlerëson ai, duket se është më shumë një simulim dhe se Perëndimi “bëhet sikur pret rezultate”.

“Perëndimorët e dinë se nivelet e larta të Serbisë janë të involvuara në sulmin në Banjskë”, beson Weber.

Sipas tij, mosreagimi për Banjskën, “simulimi i shokut” është një lloj dritë jeshile për ngjarjet paszgjedhore në Serbi.

Ai tha se për më shumë se një dekadë e kemi parë politikën e dështuar të Perëndimit, pra, siç thotë ai, “duke e shikuar me llupë” të asaj që (presidenti serb Aleksandar) Vuçiq po bën në lidhje me demokracinë dhe sundimin e ligjit, për hir të një marrëdhënieje konstruktive në dialogun me Kosovën.

Perëndimi është i bllokuar në një simbiozë me pushtetin e regjimit të Vuçiqit, por kjo nuk ka sjellë asnjë nga rezultatet e pritura, theksoi ai dhe shtoi se nuk ka forcë në bashkësinë ndërkombëtare për një përmbysje vendimtare të regjimit në Serbi. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë

Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë

Evropa
Spanja përgatit udhëzuesin për të ndihmuar qytetarët t'i përgjigjen rreziqeve që lidhen me një luftë të mundshme

Spanja përgatit udhëzuesin për të ndihmuar qytetarët t'i përgjigjen rreziqeve që lidhen me një luftë të mundshme

Evropa
Brenda fabrikës së armëve të Koresë së Jugut që mund ta furnizojë Ukrainën

Brenda fabrikës së armëve të Koresë së Jugut që mund ta furnizojë Ukrainën

Azia
Parlamenti i Ukrainës anulon seancën pas kërcënimit për sulme me raketa nga Rusia

Parlamenti i Ukrainës anulon seancën pas kërcënimit për sulme me raketa nga Rusia

Botë
Shkoi për t'i ndihmuar Putinit, ukrainasit plagosin një gjeneral nga Koreja e Veriut në Rusi

Shkoi për t'i ndihmuar Putinit, ukrainasit plagosin një gjeneral nga Koreja e Veriut në Rusi

Botë
Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Evropa
Kalo në kategori