LAJMI I FUNDIT:

Kim Jong-Un “gjithnjë e më armiqësor” – shemb monumentin e babait të tij që simbolizon shpresën për ribashkimin e dy Koreve

Kim Jong-Un “gjithnjë e më armiqësor” – shemb monumentin e babait të tij që simbolizon shpresën për ribashkimin e dy Koreve

Koreja e Veriut thuhet se ka shembur një monument dhjetëvjeçar të ndërtuar për të simbolizuar shpresat për ribashkimin përfundimtar të dy Koreve.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, zhvillimi vjen pasi për javë të tëra, një zhurmë e predhave artilerie dhe dronëve “kanë dalë” nga Koreja e Veriut, ndërsa udhëheqësi i vendit, Kim Jong-un, shfaqet gjithnjë e më armiqësor.

Me sa duket duke shfrytëzuar këto tensione në rritje, Koreja e Veriut ka shkatërruar Harkun e Ribashkimit të Phenianit, të ndërtuar në vitin 2001 nga babai i Kim, Kim Jong Il.


Sipas supozimeve, monumenti u rrëzua midis 19 dhe 22 janarit.

I shtrirë rreth 62 metra mbi autostradën e ribashkimit pranë kufirit, harku u hap për të përkujtuar planet e ribashkimit të paraqitura nga Kim Il Sung, gjyshi i sundimtarit aktual.

Ajo përshkruante dy gra, një nga Koreja e Veriut dhe ajo e Jugut, duke mbajtur një hartë të një Koree të ribashkuar.

Por për Kim-in, ky hark prej betoni nuk ishte gjë tjetër veçse një ‘halë në sy’, i tha ai parlamentit të vendit vetëm disa ditë para se të shihej për herë të fundit.

Kim u citua të thoshte nga Agjencia Qendrore Koreane e Lajmeve se heqja e harkut është pjesë e masave të qeverisë së tij për të “eliminuar koncepte të tilla si “ribashkim”, “pajtim” dhe “bashkatdhetarë” nga “historia kombëtare e Republikës sonë”.

Dhe kjo përfshin, i tha ai Asamblesë së Lartë Popullore, ndryshimin e kushtetutës për të thënë se Jugu është “armiku kryesor dhe i pandryshueshëm” i Veriut.

Në anën tjetër, Ministria e Unifikimit e Koresë së Jugut konfirmoi se zyrtarët e kuptojnë se monumenti është shkatërruar. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Toka është anuar pothuajse një metër - shpjegimi shkencor dhe rreziku që vjen me të

Toka është anuar pothuajse një metër - shpjegimi shkencor dhe rreziku që vjen me të

Botë
Urdhërarrest për Netanyahun: Vendet evropiane që janë zotuar ta prangosin dhe ato ku ai ende mund të jetë i mirëpritur

Urdhërarrest për Netanyahun: Vendet evropiane që janë zotuar ta prangosin dhe ato ku ai ende mund të jetë i mirëpritur

Botë
Ukrainasit shkatërrojnë sistemin raketor rus S-400

Ukrainasit shkatërrojnë sistemin raketor rus S-400

Evropa
Ukrainasit shkatërrojnë pajisjet dhe municionet e rusëve në Kreminna – pamje nga aksioni

Ukrainasit shkatërrojnë pajisjet dhe municionet e rusëve në Kreminna – pamje nga aksioni

Evropa
Izraeli vret liderin e Hezbollahut, i cili planifikoi një sulm të hollësishëm ndaj ushtarëve amerikanë në Irak

Izraeli vret liderin e Hezbollahut, i cili planifikoi një sulm të hollësishëm ndaj ushtarëve amerikanë në Irak

Azia
Shefi i NATO-s drejt Turqisë - çfarë do të diskutojë ai me Erdoganin?

Shefi i NATO-s drejt Turqisë - çfarë do të diskutojë ai me Erdoganin?

Botë
Kalo në kategori