LAJMI I FUNDIT:

Njihuni me 41-vjeçaren, kampione e botës – nënën vetushqyese që balancon karrierën mes boksit dhe punës së dytë

Njihuni me 41-vjeçaren, kampione e botës – nënën vetushqyese që balancon karrierën mes boksit dhe punës së dytë

Nina Hughes kurrë nuk e kishte në mendje luftimin kur ajo u fut për herë të parë në një ring boksi, por tani ajo është një kampione botërore që balancon jetën si nënë beqare, gjersa bën një pun të dytë.

Sportistja 41-vjeçare u bë profesioniste vetëm dy vjet më parë, por fitoi një titull botëror vetëm në luftën e saj të pestë. Mamaja e dy fëmijëve mbrojti rripin e saj kundër Katie Healy qershorin e kaluar dhe tani po synon një luftë kundër kampiones së botës Miyo Yoshida, e cila mundi në mënyrë tronditëse Ebanie Bridges muajin e kaluar.

Pasi filloi karrierën në boks, Hughes u inkurajua përfundimisht nga trajneri i saj i parë Chris Okoh për të testuar veten në ring. Hughes vazhdoi të bëhej katër herë kampion kombëtare për amator dhe humbi një mundësi për të boksuar në Lojërat Olimpike 2012 në Londër.

“Kur mungova në Olimpiadë, u largova nga skuadra e Britanisë së Madhe dhe u përpoqa të vazhdoja stërvitjen. Unë shikoja të bëhesha profesioniste, por nuk kishte mundësi për femra. Humba interesimin dhe nuk kisha më motivimin që të vazhdoja, unë ndalova boksin për tre vjet dhe më pas shtova shumë peshë pasi linda fëmijën tim të parë”, deklaroi ajo për Mirror Fighting.

“Mendova, ‘Duhet të kthehem në palestër’. Fillova përsëri të stërvitem dhe e motivova veten të bëj një luftë, kjo ishte gjithçka që mendova të bëja. Po stërvitesha gjatë shtatzënisë sime të dytë sepse e dija që doja të vazhdoja, mendoj se u ktheva në palestër tre javë më vonë dhe boksova tre muaj më vonë!”.

Hughes mori vendimin për t’u bërë profesioniste në moshën 39-vjeçare kur Matchroom Boxing filloi të transmetonte në televizion më shumë luftime të femrave gjatë periudhës së bllokimit të Covid-19 tre vjet më parë. Edhe që kur u bë kampione e botës, Hughes ende punon me kohë të pjesshme si sekretare.

Hughes i jep vetes vetëm një ditë në javë pushim dhe bëri shaka se bën kompromise për mungesën e kohës që merr me fëmijët e saj duke i shpërblyer ata nëse fiton luftimet e saj. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Klubet e Ligës Premier marrin vendimin përfundimtar rreth VAR-it për sezonin e ardhshëm

Klubet e Ligës Premier marrin vendimin përfundimtar rreth VAR-it për sezonin e ardhshëm

Premier League
“Alarmi 30 qershor” - gjashtë klube të Ligës Premier të detyruar të shesin për të shmangur sanksionimin

“Alarmi 30 qershor” - gjashtë klube të Ligës Premier të detyruar të shesin për të shmangur sanksionimin

Premier League
Lëndohet ylli i Francës – mund të mungojë në Euro 2024 dhe të prishë planet e Deschamps

Lëndohet ylli i Francës – mund të mungojë në Euro 2024 dhe të prishë planet e Deschamps

Përfaqësueset
Gruda jep një deklaratë që i pëlqen Bayernit, rekordmenët e duan transferimin e yllit shqiptar

Gruda jep një deklaratë që i pëlqen Bayernit, rekordmenët e duan transferimin e yllit shqiptar

Bundesliga
Portugalia merr një lajm të rëndë, top ylli lëndohet dhe nuk do të luajë në Euro 2024

Portugalia merr një lajm të rëndë, top ylli lëndohet dhe nuk do të luajë në Euro 2024

Përfaqësueset
Real Madridi ‘kërcënohet’ me një goditje të madhe, Bellingham do të duhet patjetër të operohet

Real Madridi ‘kërcënohet’ me një goditje të madhe, Bellingham do të duhet patjetër të operohet

La Liga
Kalo në kategori