LAJMI I FUNDIT:

Konfiskohen tri armë gjuetie në Leposaviq

Konfiskohen tri armë gjuetie në Leposaviq

Policia ka konfiskuar tri armë gjuetie ditën e diel në Leposaviq.

Lidhur me rastin, policia ka intervistuar tre persona, transmeton Telegrafi.

“Fsh. Dobro Bërdë, Leposaviq 28.01.2024 – 13:30. Janë arrestuar tre  të dyshuar meshkuj kosovarë pasi te të njëjtit janë gjetur dhe konfiskuar: tre (3) armë gjuetie (për të cilat të dyshuarit nuk posedonin dokumentacion të vlefshëm), 3-radiolidhje dhe 2-thika”, thuhet në raportin e policisë.


Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt./Telegrafi/