LAJMI I FUNDIT:

“Nuk kam ushtruar dhunë asnjëherë” – ish-partneri flet për raportin me Ledjonën dhe për letrën që i dërgoi në Big Brother

“Nuk kam ushtruar dhunë asnjëherë” – ish-partneri flet për raportin me Ledjonën dhe për letrën që i dërgoi në Big Brother

Ish-bashkëshorti i banores së BBVA 3, Ledjona Xheladinajt, ka folur sërish mbi akuzat që ka hedhur për gazetaren dhe për raportin me të.

Në një intervistë për “E Diell”, ai ka sqaruar marrëdhënien me Ledjonën si dhe prishjen e kontakteve dhe për gjërat që bënë bujë në media.

“Kam pasur marrëdhënie shumë të mirë që në momentin që jam njohur, e po ashtu edhe në momentin që jam ndarë e në vazhdim për shkak të vajzës deri në vitin 2022”, u shpreh ai.


Foto: Screenshot/YouTube

Jurgen Xoxa në vazhdim theksoi: “Me Ledjonën jam divorcuar në 2016. Deri atje ishte, nuk mund të vazhdonim dot më tej. Më pas krijova lidhje tjetër dhe që nga ai moment më është shkëputur vajza. Me Ledjonën nuk kam folur më. Vajzën për herë të fundit e kam takuar kur ka qenë në shkollë, një vit e gjysmë më duket se ka. Se përjetova mirë hyrjen e saj në Big Brother, nuk e dija vajza më kë rri, me kë e la”.

Flet për herë të parë ish-bashkëshorti i banores së Big Brother VIP Albania 3 për akuzat ndaj tij
Lexo po ashtu Flet për herë të parë ish-bashkëshorti i banores së Big Brother VIP Albania 3 për akuzat ndaj tij

“Ngrita një akuzë sepse më erdhi inat që tha e ka rritur vajzën e vetme dhe pa bukë. Dhe më pas kur bisedoi me Romeon që i tha se ka një komunikim me mua, ndërkohë që nuk ka. Ka pasur komunikim, ka dy vite që nuk kemi kontaktuar”, shtoi mes tjerash ish-partneri i gazetares shqiptare.

Krejt në fundit, ai thotë: “Nuk kam ushtruar dhunë ndaj Ledjonës. Ajo e di shumë mirë se kush jam. Në letrën e Big Brother, i kam thënë që nuk jam ndjerë mirë që nuk më ka kontaktuar për hyrjen në atë reality shou, për punën e vajzës. Pjesa e dytë, ti e di mirë sa kam bërë unë për atë vajzë. Kur shkonte në punë, unë shkoja e merrja. I kam thënë që nuk jam këtu të të prish imazhin tënd dhe mbarë ta bëftë Zoti që ta bësh krenare vajzën tënde”.

Ledjona nga ana tjetër nuk pranoi që ta hapte letrën e dërguar nga ish-bashkëshorti me arsyen se do të ndikojë keq te vajza. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Atilla Kardesh rikthehet sonte në spektaklin Big Brother VIP Kosova?

Atilla Kardesh rikthehet sonte në spektaklin Big Brother VIP Kosova?

Magazina
Diana reagon për herë të parë pas daljes nga BBVK, falënderon publikun ndërsa nuk e përmend fare Arionin!

Diana reagon për herë të parë pas daljes nga BBVK, falënderon publikun ndërsa nuk e përmend fare Arionin!

Magazina

"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë

Magazina
Drenusha- Rovenës: Ti doje të kishe diçka me Atillën, edhe mund ta duash por ti nuk hyn në preferencat e tij

Drenusha- Rovenës: Ti doje të kishe diçka me Atillën, edhe mund ta duash por ti nuk hyn në preferencat e tij

Magazina
Drenusha: Kam hyrë beqare, mund edhe të dashurohem

Drenusha: Kam hyrë beqare, mund edhe të dashurohem

Magazina
Dwayne Johnson mbajti duart e vajzave në premierën e filmit, gruaja e tij mbeti në sfond

Dwayne Johnson mbajti duart e vajzave në premierën e filmit, gruaja e tij mbeti në sfond

Magazina
Kalo në kategori