LAJMI I FUNDIT:

Ukraina thotë se ka zbuluar korrupsion në një blerje armësh – me vlerë rreth 40 milionë dollarë

Ukraina thotë se ka zbuluar korrupsion në një blerje armësh – me vlerë rreth 40 milionë dollarë

Shërbimi i sigurisë i Ukrainës (SBU) thotë se ka zbuluar korrupsion në një blerje armësh nga ushtria me vlerë rreth 40 milionë dollarë.

Kështu, sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, SBU tha se ka filluar hetimi për pesë persona në ministrinë e mbrojtjes dhe në një furnizues armësh.

Ky institucion tha se zyrtarët e mbrojtjes nënshkruan një kontratë për 100,000 predha mortajash në gusht të vitit 2022.


Pagesa u bë paraprakisht, me disa fonde të transferuara jashtë vendit, por nuk u dhanë kurrë armë.

Korrupsioni ka qenë një pengesë e madhe në përpjekjen e Ukrainës për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian.

Ukraina do ta fitonte luftën më shpejt nëse mund të gjuante me armët perëndimore kundër objektivave thellë brenda Rusisë, thotë kreu i marinës
Lexo po ashtu Ukraina do ta fitonte luftën më shpejt nëse mund të gjuante me armët perëndimore kundër objektivave thellë brenda Rusisë, thotë kreu i marinës

SBU tha se një hetim kishte “ekspozuar” zyrtarë të ministrisë së mbrojtjes dhe menaxherët e furnizuesit të armëve Lviv Arsenal, “të cilët vodhën rreth 1.5 miliardë hryvnia në blerjen e predhave”.

“Sipas hetimeve, në përvetësim janë përfshirë ish-zyrtarë dhe aktualë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe drejtues të kompanive të lidhura me ta”.

SBU tha se pavarësisht se kontrata për predhat ishte rënë dakord gjashtë muaj pasi Rusia nisi pushtimin e saj në shkallë të plotë të Ukrainës, “asnjë predhë e vetme artilerie nuk u dërgua kurrë”.

Një nga të dyshuarit u arrestua ndërsa po përpiqej të largohej nga Ukraina dhe aktualisht është në paraburgim, ka bërë të ditur SBU.

Ndërkohë Prokurori i Përgjithshëm i Ukrainës thotë se fondet e vjedhura janë sekuestruar dhe do të kthehen në buxhetin e mbrojtjes.

Ndryshe, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky përmendi luftën kundër korrupsionit si një nga prioritetet e tij kryesore kur erdhi në pushtet në vitin 2019. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Toka është anuar pothuajse një metër - shpjegimi shkencor dhe rreziku që vjen me të

Toka është anuar pothuajse një metër - shpjegimi shkencor dhe rreziku që vjen me të

Botë
Urdhërarrest për Netanyahun: Vendet evropiane që janë zotuar ta prangosin dhe ato ku ai ende mund të jetë i mirëpritur

Urdhërarrest për Netanyahun: Vendet evropiane që janë zotuar ta prangosin dhe ato ku ai ende mund të jetë i mirëpritur

Botë
Ukrainasit shkatërrojnë sistemin raketor rus S-400

Ukrainasit shkatërrojnë sistemin raketor rus S-400

Evropa
Ukrainasit shkatërrojnë pajisjet dhe municionet e rusëve në Kreminna – pamje nga aksioni

Ukrainasit shkatërrojnë pajisjet dhe municionet e rusëve në Kreminna – pamje nga aksioni

Evropa
Izraeli vret liderin e Hezbollahut, i cili planifikoi një sulm të hollësishëm ndaj ushtarëve amerikanë në Irak

Izraeli vret liderin e Hezbollahut, i cili planifikoi një sulm të hollësishëm ndaj ushtarëve amerikanë në Irak

Azia
Shefi i NATO-s drejt Turqisë - çfarë do të diskutojë ai me Erdoganin?

Shefi i NATO-s drejt Turqisë - çfarë do të diskutojë ai me Erdoganin?

Botë
Kalo në kategori