Ukraina do ta fitonte luftën më shpejt nëse do të kishte leje të gjuante armë britanike dhe të tjera perëndimore kundër objektivave thellë brenda Rusisë, ka sinjalizuar kreu i marinës ukrainase.
Zëvendësadmirali Oleksiy Neizhpapa tha për Sky News se rrjedha e gjithë konfliktit do të kishte qenë shumë ndryshe nëse forcat ukrainase do të lejoheshin të përdornin municione perëndimore pa kufizime që në fillim, përcjell Telegrafi.
Mbretëria e Bashkuar, SHBA dhe aleatët e tjerë ranë dakord të fillojnë t’i japin Ukrainës raketa me rreze më të gjatë veprimi vetëm vitin e kaluar.
Forcat ukrainase i kanë përdorur ato për të goditur objektivat në pjesët e pushtuara nga Rusia të Ukrainës, por jo thellë brenda Rusisë, mes shqetësimeve për përshkallëzimin.
Në një intervistë, komandanti ukrainas tha gjithashtu se marina e tij do të merrte me kënaqësi dy anije luftarake britanike, të cilat Marina Mbretërore thuhet se duhet të tërheq para kohe për shkak të mungesës së marinarëve mes një krize rekrutimi.
“Ne duhet të kemi aftësitë për t’u siguruar që Rusia të heqë dorë përgjithmonë madje edhe nga mendimi për të parë në drejtim të Ukrainës, duke përfshirë edhe në det”, citohet të ketë thënë Neizhpapa.
Pavarësisht aseteve të kufizuara detare, forcat e armatosura ukrainase – të mbështetura nga MB dhe aleatët e tjerë – kanë kryer një operacion kundër flotës shumë më të madhe ruse të Detit të Zi në dhe rreth Krimesë së pushtuar, duke shkatërruar anije dhe infrastrukturë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Angela Merkel shpreh ‘shqetësim të madh’ për rolin e Elon Musk në qeverinë amerikane
Shtyhet pa afat vendimi për dënimin e presidentit të zgjedhur Trump për çështjen e ngritur ndaj tij në Nju Jork
NATO dhe Ukraina do të zhvillojnë bisedime urgjente pas sulmit të Rusisë me raketa të reja hipersonike
Teksa po fluturonte me aeroplan 'mbi llavën e zjarrtë të tij', turistja filmon shpërthimin spektakolar të vullkanit në Islandë
NATO dhe Ukraina do të zhvillojnë bisedime urgjente pas sulmit të Rusisë me raketa të reja hipersonike
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë
Shkoi për t'i ndihmuar Putinit, ukrainasit plagosin një gjeneral nga Koreja e Veriut në Rusi
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë
Brenda fabrikës së armëve të Koresë së Jugut që mund ta furnizojë Ukrainën
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje