LAJMI I FUNDIT:

Sali Berisha nga arresti shtëpiak: Edi Rama vendosi në kontroll të plotë drejtësinë

Sali Berisha nga arresti shtëpiak: Edi Rama vendosi në kontroll të plotë drejtësinë

Është zhvilluar mbrëmjen e së shtunës tubimi i 27-të në rrugën ku banon ish-kryeministri shqiptar, Sali Berisha në mbështetje të tij, kundër masës arrest shtëpiak.

Berisha, në nisje të fjalimit të tij akuzoi Edi Ramën se ka vendosur nën kontroll të plotë sistemin e drejtësisë.

“Ju në këtë rrugë po mbroni të vërtetat më të mëdha të njeriut, të qytetarit, të atdhetarit, po mbroni të vërtetat më të mëdha të shoqërisë, të kombit dhe vendit tone”, ka thënë ai para mbështetësve të tij.


“Në rrafshin e mendimit, diktaturat janë universe mashtrimi, shoqëritë e lira, demokracitë janë universe të të vërtetave. Ndaj dhe këtu në rrugën tuaj, në Rrugën e Shpresës, në rrugën e fitores, po përballen dy universe sot”.

Duke iu drejtuar atyre, Berisha është shprehur se “çdo ditë, çdo natë që vini është një sakrificë për ju, por është një sakrificë e cila vendoset në themelet e pluralizmit të dytë shqiptar, pluralizmit i cili ekzistonte, të cilën e solli PD, demokratët shqiptarë në vitin 1990”.

“Por që e vërteta është se, Edi Rama arriti të zëvendësojë thelbin e këtij sistemi me narkoshtetin, me regjimin e bandave, krimit, vjedhjes së papërmbajtur të shqiptarëve. Në këtë arritje, Edi Rama së pari ia doli që në Shqipëri të vendosë një raport shkatërrimtar për lirinë, për demokracinë, për dinjitetin e shqiptarëve, raportin e shndërrimit të krimit në votë dhe votës në krim”.

Ai mes tjerash ka thënë se pa votën e lirë nuk ka të ardhme, nuk ka dinjitet, nuk ka prosperitet e as zhvillim.

“Edi Rama, pas kontrollit të plotë të votës së lirë, vendosi në kontroll të plotë, me ndihmën e superspekulantit të planetit, monstrës Xhorxh Soros, sistemin e drejtësisë. Sot Shqipëria e Edi Ramës ka një drejtësi po aq të kontrolluar dhe shumë herë më të korruptuar se sa drejtësia që kishte Enver Hoxha”.

“Them të korruptuar në para, se politikisht edhe ajo dhe kjo, janë dy drejtësitë më të korruptuara që ka pasur Europa ndonjëherë. De facto, Edi Rama vendosi nën kontroll drejtësinë dhe pothuajse e asgjësoi atë për qytetarët shqiptarë”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori