LAJMI I FUNDIT:

Teksasi refuzon të bindet rreth telave me gjemba, ekstremistët e djathtët po armatosen: Uashingtoni ka probleme të mëdha me shtetin jugor

Teksasi refuzon të bindet rreth telave me gjemba, ekstremistët e djathtët po armatosen: Uashingtoni ka probleme të mëdha me shtetin jugor

Tensionet mes qeverisë amerikane dhe Teksasit për kontrollin e kufirit SHBA-Meksikë kanë hyrë në një fazë të re dhe duket se autoritetet teksasiane nuk e kanë në plan të heqin dorë nga planet e tyre për të vendosur tela me gjemba në kufi.

Tensionet midis Uashingtonit dhe Teksasit u intensifikuan veçanërisht pasi guvernatori i shtetit, Greg Abbott, tha se do të sfidonte administratën e presidentit Joe Biden dhe Gjykatën e Lartë të SHBA-së, e cila vendosi se telat me gjemba duhet të hiqen.


“Qeveria federale shkeli marrëveshjen midis SHBA-së dhe shteteve. Dega ekzekutive e SHBA-së ka një detyrë kushtetuese për të zbatuar këto ligje dhe i ka shkelur ato. Rezultati është një rekord për migrimin e paligjshëm. Veprimet e Bidenit kanë shkaktuar një pushtim të emigrantëve nga ne duhet të mbrohemi”, tha guvernatori.

Për gjithë situatën ka reaguar edhe patrulla kufitare e cila tha se nuk planifikojnë të heqin telat me gjemba që janë vendosur përgjatë kufirit jugor.

Gjykata e Lartë e SHBA-së vendosi më parë se telat me gjemba që autoritetet e Teksasit vendosën pranë brigjeve të Rio Grande duhet të hiqen. Megjithatë, telat mbetën në vend pasi zyrtarëve federalë nuk iu lejua qasja në zonë.

Ndërsa Shtëpia e Bardhë i quajti politikat e Teksasit dhe guvernatorit Abbott çnjerëzore dhe kundërproduktive, guvernatori tha se ai po mbronte shtetin nga një “pushtim”.

Nga ana tjetër, presidenti amerikan Joe Biden deklaroi se nëse Kongresi miraton projektligjin për sigurinë e kufirit, ai do të mbyllë kufirin.

Fakti që situata është e rëndë dëshmohet nga njoftimet e ekstremistëve të djathtë në SHBA-së, të cilët paralajmëruan një tubim të quajtur “Na ktheni kufirin tonë”.

Kolona e armatosur duhet të lëvizë në kufirin me Teksasin dhe të djathtët theksuan në kanalet Telegram se mitingjet do të mbahen në Arizona, Kaliforni dhe Teksas. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?

Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?

Evropa
“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe

“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe

Serbia
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
Izraeli kryen sulm ajror në Bregun Perëndimor, të paktën një i vdekur

Izraeli kryen sulm ajror në Bregun Perëndimor, të paktën një i vdekur

Azia
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerika
Hungaria vendos veto ndaj rezolutës së KiE - nuk mbështetet formula e paqes e Ukrainës

Hungaria vendos veto ndaj rezolutës së KiE - nuk mbështetet formula e paqes e Ukrainës

Evropa
Kalo në kategori