LAJMI I FUNDIT:

Trump dënohet me 83 milionë dollarë për shpifje ndaj koluminstes

Trump dënohet me 83 milionë dollarë për shpifje ndaj koluminstes

Donald Trump, i dënuar për shpifje të një kolumnisteje, duhet t’i paguajë asaj 83 milionë dollarë.

Ish-presidenti amerikan është dënuar për shpifje ndaj kolumnistes E. Jean Carroll, së cilës duhet t’i paguajë dëmshpërblim në shumën prej 83.3 milionë dollarëve, gjë që është tetë herë më shumë se sa ajo kërkonte në padinë e saj.

Juria, e cila përbëhej nga shtatë burra dhe dy gra, e dënoi atë për shpifje dhe përçmim të një kolumniste, akuzat e të cilit për përdhunim ai i kishte mohuar më parë, raporton bbc.


Juria zbuloi se 77-vjeçari duhet t’i paguajë Carrollit 18.3 milionë dollarë dëmshpërblim – 11 milionë dollarë në financimin e fushatës për të riparuar reputacionin e tij dhe 7.3 milionë dollarë për dëmtimin emocional të shkaktuar nga deklaratat publike të vitit 2019 të Trumpit.

Ky i fundit gjithashtu duhet të paguajë 65 milionë dollarë si dëmshpërblim për sjellje të pahijshme me deklaratat ndaj Carrollit, gjeti juria.

Donald Trump dëshiron që procesi i tij gjyqësor të transmetohet drejtpërdrejt në televizion
Lexo po ashtu Donald Trump dëshiron që procesi i tij gjyqësor të transmetohet drejtpërdrejt në televizion

Ata dhanë një shifër tetë herë më të lartë se ajo që Carroll kishte kërkuar në padinë e saj origjinale. Trump ka njoftuar se do të apelojë kundër vendimit të jurisë.

Majin e kaluar, një juri e veçantë federale në Manhattan, New York i dha Carroll një total prej pesë milionë dollarësh si dëmshpërblim, duke përfshirë gati tre milionë dollarë shpifje, pasi zbuloi se Trumpi e sulmoi seksualisht Carrollin dhe më pas për shpifje në vitin 2022 për deklaratat publike që ai bëri duke e përçmuar dhe i mohuar akuzat. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vritet lideri paramilitar pro-rus në shpërthimin e fuqishëm në Moskë - kush fshihet pas sulmit?

Vritet lideri paramilitar pro-rus në shpërthimin e fuqishëm në Moskë - kush fshihet pas sulmit?

Evropa
Cili shtet i Evropës mund të goditet më së rëndi nga tarifat e Trumpit?

Cili shtet i Evropës mund të goditet më së rëndi nga tarifat e Trumpit?

Botë
Erdogan në një takim me udhëheqësin e ri të Sirisë - a do të jetë ky hapi drejt një stabiliteti në rajon?

Erdogan në një takim me udhëheqësin e ri të Sirisë - a do të jetë ky hapi drejt një stabiliteti në rajon?

Azia
Musk thotë se Trump ka rënë dakord “të mbyllë USAID-in”

Musk thotë se Trump ka rënë dakord “të mbyllë USAID-in”

Amerika
Pak pas mesnate, punonjësve të USAID-it në Uashington iu tha të qëndronin të hënën në shtëpi

Pak pas mesnate, punonjësve të USAID-it në Uashington iu tha të qëndronin të hënën në shtëpi

Amerika
Trump përsërit kërcënimin për të rimarrë Kanalin e Panamasë “ose do të ndodhë diçka shumë e fuqishme”

Trump përsërit kërcënimin për të rimarrë Kanalin e Panamasë “ose do të ndodhë diçka shumë e fuqishme”

Botë
Kalo në kategori