LAJMI I FUNDIT:

Ministria e Drejtësisë: Janë themeluar Njësitë e para profesionale të Odës së ekspertëve

Ministria e Drejtësisë: Janë themeluar Njësitë e para profesionale të Odës së ekspertëve

Ministria e Drejtësisë njofton se i ka themeluar Njësitë e para profesionale të Odës së ekspertëve, ku siç thonë, pas disa viteve do të zgjidhen problemet që ishin shkaktuar për shkak të mosfunksionimit të Odës.

“Me miratimin e Ligjit të ri për ekspertizë, obligim i Ministrisë së Drejtësisë është që të zgjedhë udhëheqësit dhe zëvendës udhëheqësit e Njësive profesionale dhe nga një anëtar nga secila njësi, si përfaqësues në Kuvendin themelues të Odës”.

“Për këtë qëllim, Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga themeloi 18 Njësi profesionale që do të duhet të përmirësojnë cilësinë e ekspertizës, mbrojtjen dhe avancimin e ekspertizës dhe të monitorojnë raportin e ekspertëve ndaj shoqërisë dhe qytetarëve”.


“Në bazë të Ligjit për ekspertizë, janë themeluar Njësi profesionale për ekspertizë në fushën e arkitekturës, kriminalistikës dhe kriminologjisë, gjeodezisë, ndërtimtarisë, elektroteknikës, bujqësisë, teknologjisë informatike, punës materiale, kontabiliteti dhe financiare, inxhinierisë mekanike, psikiatrisë, pylltarisë, kirurgjisë së përgjithshme, ortopedisë dhe traumatologjisë, trafikut, mjekësisë ligjore, pronësisë intelektuale, sigurisë dhe shëndetit gjatë punës dhe Njësi profesionale nga fusha të tjera”, thonë nga Ministria e Drejtësisë.

Në trend Lajme

Më shumë
Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën

Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën

Lajme
Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë

Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë

Lajme
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Lajme
​Tre muaj asnjë aplikim, subjektet politike ende nuk kanë dërguar listat e kandidatëve për deputetë

​Tre muaj asnjë aplikim, subjektet politike ende nuk kanë dërguar listat e kandidatëve për deputetë

Lajme
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Kalo në kategori