LAJMI I FUNDIT:

Rita Ora publikon “Shape Of Me” në bashkëpunim me Keith Urban, klipi shoqërohet i gjithi me pamje të saj të fëmijërisë

Rita Ora publikon “Shape Of Me” në bashkëpunim me Keith Urban, klipi shoqërohet i gjithi me pamje të saj të fëmijërisë
Foto: Rita Ora/YouTube

Rita Ora ka vendosur që të risjellë një dimension të ri të këngës së saj “Shape Of Me” (e cila është pjesë e albumit ‘You and I’),  përmes një bashkëpunimi të veçantë me yllin australian Keith Urban.

Ky version i ri i këngës është një dhuratë e përzemërt nga Rita për nënën e saj në ditëlindjen e saj të 60-të, por ajo shpreh gjithashtu një mesazh më të gjerë për të gjithë ata që janë të dashur dhe mbështetës në jetën e çdokujt.

Në një postim në Instagram, Rita shkroi me ndjenja: “Unë e nxora këtë këngë për nënën time në ditëlindjen e saj të 60-të, por është gjithashtu një këngë që reprezenton dikë që keni dashur në jetën tuaj dhe për ndokënd që ju ka ndihmuar përgjatë rrugëtimit tuaj”.


Rita Ora shkëlqen me dukjen elegante dhe performancën e saj në Javën e Modës në Paris
Lexo po ashtu Rita Ora shkëlqen me dukjen elegante dhe performancën e saj në Javën e Modës në Paris

Bashkëpunimi me Keith Urban, i cili është njohur për ndjeshmërinë dhe zërin e tij të ngrohtë, ka qenë një zgjedhje personale dhe e menduar për Rita.

View this post on Instagram

A post shared by RITA ORA (@ritaora)

“Duke e njohur Keithin kaq mirë, nga koha kur po xhironim The Voice në Australi, të gjitha gratë e mrekullueshme në jetën e tij nga vajza e deri te gruaa e tij. Ai është një person kaq i mrekullueshëm. Nuk ka njeri tjetër që imagjinoj që mund ta bëja këtë,” vijoi ajo, duke treguar respektin dhe admirimin e saj për artistin bashkëpunues.

Klipi muzikor i këngës “Shape Of Me” ka sjellë një element shtesë të sentimentalitetit, pasi përfshin skena të ëmbla dhe të paharrueshme nga fëmijëria e Ritës dhe motrës së saj, Elenës, duke i bërë të dy motrat të ndjejnë nostalgji dhe lidhje të fortë familjare.

Foto: Rita Ora/Instagram

Versioni i ripërpunuar i “Shape Of Me” në bashkëpunim me Keith Urban është një këngë që shkon përtej një dedikimi të thjeshtë, duke u bërë një himn për dashurinë dhe mirënjohjen ndaj atyre që na formojnë dhe na përkrahin në jetën tonë.

Kjo këngë e rëndësishme për Rita Orën shihet nga ajo si një mundësi për të ndarë ndjenjat e saj më të thella me fansat: “Kjo këngë është shumë domethënëse për mua, shpresoj që të gjithë do ta shpërndani”, përfundon ajo në postimin e saj, duke u kërkuar të tjerëve të ndajnë e të përjetojnë ndjenjat që ajo ka shtruar nëpërmjet muzikës së saj. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Driloni thotë se në dhomë të rrëfimit i kanë kërkuar të lidhet me Sarën - 'Vëllai i Madh' ia tërheq vërejtjen disa herë

Driloni thotë se në dhomë të rrëfimit i kanë kërkuar të lidhet me Sarën - 'Vëllai i Madh' ia tërheq vërejtjen disa herë

Magazina
Stjuardesa e 'British Airways' përballet me shkarkimin nga puna për shkak se zbuloi se ndodhej në të njëjtin fluturim me arkivolin e Liam Payne

Stjuardesa e 'British Airways' përballet me shkarkimin nga puna për shkak se zbuloi se ndodhej në të njëjtin fluturim me arkivolin e Liam Payne

Magazina
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania

Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania

Magazina
Driloni-Edit në BBVK: Nëse e fitoj çmimin, e ndaj me ty

Driloni-Edit në BBVK: Nëse e fitoj çmimin, e ndaj me ty

Magazina

"Me qenë vjehrra e mirë e kish pas edhe Zoti", Atilla mori sërish vëmendjen me deklaratat e tij qesharake në Big Brother VIP Kosova

Magazina
Rita Ora shkëlqen me dukjen në të bardha, gjersa performon në 'HITS Radio Live' në Manchester

Rita Ora shkëlqen me dukjen në të bardha, gjersa performon në 'HITS Radio Live' në Manchester

Magazina
Kalo në kategori