Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal (MAPL), Elbert Krasniqi ka thënë se sot në fshatin Vranisht të Dragashit kanë mbyllur katër komuna paralele të Serbisë, që kanë operuar ilegalisht për gjithë këto vite.
Krasniqi përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se në këtë fshat kundërligjshëm kanë vepruar dhe lëshuar dokumente për komunën e Prizrenit, Suharekës, Rahovecit dhe Dragashit.
“Sot në fshatin Vranisht të Dragashit mbyllëm 4 komuna paralele që kanë operuar ilegalisht për gjithë këto vite. Në këtë fshat kundërligjshëm kanë vepruar dhe lëshuar dokumente për komunën e Prizrenit, Suharekës, Rahovecit dhe Dragashit. Nga sot ajo më nuk operon.
Republika e Kosovës është shtet unitar dhe si e tillë nuk do të lejojë asnjë paralelizëm kundërkushtetues”, ka shkruar Krasniqi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Aksidenti me fatalitet në minierën e Martaneshit, arrestohet administratori
Sulmoi fizikisht ekipin mjekësorë në QKMF-në e Obiliqit, i dyshuari shoqërohet në polici
Shqipëria ka 132 parti politike të regjistruara, shumica pa adresë, në 2023 morën 3.3 milionë euro
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251