LAJMI I FUNDIT:

Largimi i billbordeve me figurën e Vuçiqit e Putinit, deklarata e ministrit Sveçla dhe e ish-drejtorit të Policisë, Qalaj

Largimi i billbordeve me figurën e Vuçiqit e Putinit, deklarata e ministrit Sveçla dhe e ish-drejtorit të Policisë, Qalaj

Të enjten në Zveçan janë larguar billbordet ilegale me imazhin e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, atij rus, Vladimir Putin e imazhe tjera në to.

Lidhur me këtë ministri i Punëve të Brendshme i Republikës së Kosovës, Xhelal Sveçla ka thënë se  simboli i vetëm i Serbisë brenda shtetit të Kosovës do të jetë ambasada e saj në Prishtinë.


“Sot në Zveçan janë larguar billbordet ilegale me simbole dhe imazhe të diktatorëve e agresorëve të cilat janë të papranueshme në Republikën e Kosovës”, ka shkruar ministri në Facebook.

Ai tutje ka thënë se Republika e Kosovës është e përcaktuar qartë për vlerat demokratike dhe orientimin euro-atlantik të saj ndërkaq si institucione mbesin të përkushtuar për rend e ligj dhe zbatim të kushtetushmërisë në çdo pjesë të vendit.

“Këto billborde e imazhe të fashistëve e agresorëve si Vladimir Putin dhe kundërshtarëve të shtetit tonë, nuk do të gjejnë vend në shtetin tonë”, ka shtuar Sveçla.

E zhvillimet e së enjtes i ka komentuar edhe ish-drejtori i Policisë së Kosovës, tash deputet i PDK-së në Kuvendin e Kosovës, Rashit Qalaj.

Deputeti opozitar e ka konsideruar veprim të duhur largimin e këtyre billbordeve ilegale, por që sipas tij prania e ministrave ka qenë e panevojshme.

“Mendoj që është veprim i duhur, por nuk e kuptoj praninë e ministrit të Brendshëm dhe atij të Administrimit të Pushtetit Lokal. Ato janë punë të institucioneve tjera dhe nuk ka nevojë që të bëhen për konsum politik”, deklaroi ai në RTV Dukagjini.

Qalaj ka deklaruar se të gjitha panot që nuk janë në frymë ligjore duhet të largohen pavarësisht se në çfarë vendi ndodhen.

Krstiq për largimin e billbordeve: Serbët ende po jetojnë në ëndrra, s’po e pranojnë realitetin
Lexo po ashtu Krstiq për largimin e billbordeve: Serbët ende po jetojnë në ëndrra, s’po e pranojnë realitetin

“Këto punë duhet të bëhen nga institucionet përkatëse që ju takojnë dhe pa bërë shumë politikë, pasi që politizimi i tyre më pas devalvon punën e institucioneve”.

Ndërkaq, lidhur me largimin e billbordeve me imazhet e Vuçiqit dhe Putinit është deklararata edhe zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës në veri, Veton Elshani.

“Ne kemi qenë të njoftuar për këtë aksion dhe kemi qenë në afërsi të vendeve ku janë kryer aksionet dhe nuk ka pasur diçka të jashtëzakonshme për t’u raportuar nga ai vend”, tha Elshani në RTV Dukagjini.

Kush kërkoi “rrëzimin” e Putinit dhe Vuçiqit në Zveçan, Veton Elshani tregon detajet
Lexo po ashtu Kush kërkoi “rrëzimin” e Putinit dhe Vuçiqit në Zveçan, Veton Elshani tregon detajet

Elshani thotë se Policia e Kosovës ka siguruar rrugën dhe është kujdesur që gjithçka të jetë në rregull.

“Ministria e Infrastrukturës është përgjegjëse për të gjitha rrugët magjistrale në gjithë Kosovën. Çdo banerë, reklamë apo veprimtari tjetër në këto rrugë duhet të aprovohet nga Ministria e Infrastrukturës. Ministria e Infrastrukturës e ka parë që këta banerë janë të kundërligjshëm dhe ne kemi asistua për të vendosur ligjshmërinë”.

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës në veri ka thënë se ata janë të gatshëm që kurdo që institucionet e vendit kërkojnë asistencë ata të ofrojnë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Hapi i fundit i Kosovës për anëtarësim në KiE, Serwer : Indinjata e Serbisë është e turpshme

Hapi i fundit i Kosovës për anëtarësim në KiE, Serwer : Indinjata e Serbisë është e turpshme

Lajme

"Kushtëzimi" i anëtarësimit të Kosovës në KiE, Musliu-Shoshi: Ndërkombëtarët nuk po kërkojnë asgjë çka nuk është dakorduar Kurti në marrëveshjen e Ohrit

Elfije Boletini
“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

Lajme
Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Lajme
Kalo në kategori