OBRM-PDUKM: Gjatë shtatë viteve të Spasovskit me MPB, kemi pasur krim korrupsion dhe shtet mafioz
Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, ka akuzuar ministrin e Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, për paaftësi për të menaxhuar me këtë dikaster.
Nga OBRM-PDUKM thonë se gjatë shtatë viteve që ka udhëhequr Spasovski me MPB, ka pasur 7 vite krim, korrupsion dhe shtet mafioz, 7 vite vrasje të pashpjegueshme, të shtëna në qendër të Shkupit dhe shqetësim i sigurisë.
“Në ditën e fundit të mandatit, Spasovski bëri një veprim që duhej ta bënte 7 vite më parë. Për 7 vjet, ai lejoi banda të ndryshme në rrugë. Nga vjedhja e armëve nga depoja e policisë e deri te kërcënimet me bombë, asgjë nuk është sqaruar”, thuhet në kumtesën e partisë OBRM-PDUKM.
“Nga fabrikat janë vjedhur qindra kilogramë marijuanë dhe autorët janë të panjohur ose të padisponueshëm për policinë. Ministria e Brendshme në vend që t’u shërbejë qytetarëve është kthyer në një problem akut. Nga një shërbim efektiv, Spasovski e reduktoi MPB-në në pamundësi për të rregulluar nxjerrjen e dokumenteve personale, kështu që njerëzit presin në radhë në temperatura nën zero. Spasovski shkatërroi sistemin e sigurisë. Nuk ka qenë kurrë më keq. Është e rëndësishme t’i mposhtim ata”, theksojnë nga opozita maqedonase./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251