Nënshkruhet marrëveshja për bashkëpunim elektronik në Ministrinë e Brendshme
Sot, ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, dhe drejtori i Drejtorisë për Mbajtjen e Regjistrave, Emir Sulejmani, kanë nënshkruar një marrëveshje për bashkëpunim dhe shkëmbim të informatave në formë elektronike në Ministrinë e Brendshme (MPB). Ky hap ka për qëllim inkurajimin dhe forcimin e bashkëpunimit të ndërsjellë, si dhe zbatimin më të suksesshëm dhe më efikas të kompetencave të përcaktuara me ligj.
“Në këtë mënyrë po vendosim bashkëpunimin me shkëmbimin e të dhënave dhe dokumenteve në formë elektronike përmes Platformës Kombëtare për Ndërveprim, në përputhje me rregulloret në fushën e menaxhimit elektronik dhe shërbimeve elektronike. Sipas marrëveshjes, do të zbatohen standardet më të larta për sjelljen etike dhe ligjore dhe do të merren të gjitha masat e nevojshme për zbulimin e menjëhershëm të korrupsionit dhe eliminimin ose zvogëlimin e pasojave të dëmshme të tij. Si palë kontraktuese, për nevojat e institucioneve tona, përmes platformës së Interoperabilitetit, mundësojmë bashkëpunim ndërinstitucional dhe qasje në shërbimin e regjistruar për “Përcaktimin e Numrit Kombëtar të Identifikimit”, theksoi Spasovski
Ministri Spasovski theksoi se kjo marrëveshje paraqet një hap përpara në modernizimin e institucioneve dhe për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet tyre. Ai gjithashtu potencoi se përdorimi i teknologjisë do të sjellë një shërbim më efikas dhe më efektiv për qytetarët, duke reduktuar burokracinë dhe keqpërdorimet.
Nga ana tjetër, drejtori Sulejmani shprehu bindjen se kjo marrëveshje do të forcojë kapacitetet për shkëmbim të shpejtë dhe të saktë të informacionit, duke mundësuar një nivel më të lartë të transparencës dhe uljen e mundësive për keqpërdorime.
Zbatimi i marrëveshjes do të ndiqet me kujdes dhe do të përcaktohen udhëzime dhe afate përkatëse për të siguruar një implementim të suksesshëm dhe të qëndrueshëm. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
30 ditë paraburgim për Ljupço Palevskin
Musliu: Të hënën në veri u pa i maskuar Aleksandar Bozhoviq – shok i pjesëtarëve të grupit terrorist të Radoiçiqit
Mbi 100% rritje e denoncimit të diskriminimit, orientimi seksual dhe përkatësia etnike mes paraqitjeve më të shpeshta
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251