Sektori i gastronomisë prej një kohe të gjatë po përballet me krizë të punëtorëve.
Gastronomi Veton Zuka thotë se kriza e punëtorëve ka filluar qysh pas periudhës së pandemisë.
Ai megjithatë thotë se një krizë më të madhe do të ndjehet në sektorë të caktuar të gastronomisë.
“Kuzhina do të përballet me krizën më të madhe. Kemi mungesë të kuzhinierëve. Shërbimi mund të kompensohet disi, pasi mund të shkurtohet numri i kamarierëve apo të kalohet në formën ”vetëshërbim””, tregon ai në TV Dukagjini.
Gastronomi thotë se ka pasur keqtrajtim të punëtorëve në gastronomi, por që sipas tij kohëve të fundit kërkesat e punëtorëve sidomos për paga nuk janë të arsyeshme.
“Sa herë që kemi nevojë për punëtorë shpallim konkurset për pozitat që na nevojiten. Dhe gjatë intervistimit për një pozitë kamarieri apo shankisti më ka ndodhur që kërkesa ka qenë e lartë. Unë e di sa mundemi ne si kompani të ofrojmë, por e kam pyetur sa është pritja juaj për pagë, më tha “500 euro”. Ishte djalë i ri dhe e i kërkova arsyetim pse 500 euro pasi kishte vetëm tre muaj përvojë. Më tha “po kam dëgjuar se tash kështu po japin paga””, rrëfen gastronomi.
Ai tha se ka kamerierë që edhe 700 euro paguhen por sipas tij ai i di “700 lloje të verërave, apo njeh të gjithë përbërësit në një ushqim”.
“Kërkojë kuzhinierë, më vije zëvendës-kuzhinierë. Kërkon pagë 700 euro sepse ka dëgjuar se aq po shkon. Është problematike sepse ne kemi nevojë. E bëjmë një test 5 ditorë dhe e shohim që nuk është askund. Ne me gjithë qejf i pranojmë që edhe të mësohen por paga duhet të jetë ndoshta përgjysmë dhe duhet kohë për ta arritur atë pagë me përvojë”, ka treguar ndër të tjera Veton Zuka./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTrump po sjell këmbimoren për kriptovaluta TruthFi
Nënshkruhet kontrata për zgjerimin e rrugës në hyrje të Ferizajt, Aliu: Projekt në vlerë 16,4 milionë euro
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
Black Friday në AZTECH: Zbritje spektakolare deri në -60%!
A më shumë kemi konsumuar energji elektrike në shtator 2023 a në shtator 2024? ASK del me statistika
SHBA-ja sanksionon bankën ruse, Gazprombank
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje