LAJMI I FUNDIT:

A mund të ketë destabilizim në tregun e punës gjatë vitit të parë të liberalizimit të vizave? Flet drejtori i Klubit të Prodhuesve

A mund të ketë destabilizim në tregun e punës gjatë vitit të parë të liberalizimit të vizave? Flet drejtori i Klubit të Prodhuesve

Nga 1 janari qytetarët e Kosovës mund të udhëtojnë lirshëm në zonën Shengen. E, me heqjen e vizave shumë biznese kanë shprehur shqetësimin e tyre se mund të përballen me mungesë të punëtorëve.

Drejtori i Klubit të Prodhuesve të Kosovës, Astrit Panxha, në një intervistë për Telegrafin ka thënë se liberalizimi i vizave do të ketë ndikim në ekonomi, por që situata do të jetë e njëjtë ashtu siç ka ndodhur me Shqipërinë dhe vendet tjera të rajonit pas heqjes së vizave.


“Çfarë impakti do të ketë për ekonominë, besoj që nuk do të jetë ndryshe nga vendet si Shqipëria Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi që e kanë kaluar këtë proces. Fillimisht, do të kemi një fluks të të punëkërkuesve që do të shkojnë në vendet e Bashkimit Evropian, një herët do të shkojnë si udhëtarë. Pra, tash e dimë që Gjermania procesin e dhënies së lejes së punës se ka thjeshtëzuar shumë edhe do të ketë ndoshta një krizë më të thellë afatshkurtër”, u shpreh ai.

Megjithatë, Panxha thotë se në periudhë afatgjate çdo gjë do të stabilizohet.

“Besoj që sektori privat ka filluar me reflektu edhe po reflekton se po i ngritin pagat. Po ofrojnë kushte më të mira për punëtorët, se në fund të ditës ne duhet të jemi më atraktiv, jo vetëm për të rinjtë, por edhe për punëtorët që punojnë në Kosovë. Pra, ata duhet të jenë të kënaqur, të kenë një kualitet të jetës më të mirë edhe të kenë një standard jetese që nuk ka nevojë të shkohet në Gjermani”, tha ndër tjera ai.

"Nxjerrja e parasë jashtë vendit, humbja e konsumatorit, ikja e punëtorëve", Rafuna flet për efektet që do të ketë liberalizimi i vizave në ekonomi
Lexo po ashtu "Nxjerrja e parasë jashtë vendit, humbja e konsumatorit, ikja e punëtorëve", Rafuna flet për efektet që do të ketë liberalizimi i vizave në ekonomi

Duke folur për gjendjen e ekonomisë në Kosovë, Panxha thotë se vendi ynë nuk mund të krahasohet me vendet e Evropës sa i përket zhvillimit, por me vendet e rajonit.

“Nuk mund të krahasohemi me Gjermaninë, se e dimë çfarë zhvillimi ekonomik ka Gjermania, po ne mund të krahasohemi me vendet e rajonit dhe të themi që Kosova ofron këto kushte dhe benefite për njerëzit që punojnë në në Kosovë .

Zakonisht vendet e rajonit viti i parë ka qenë më shqetësues, sepse ka pasur një destabilizim të tregut po në periudhë afatgjate kjo stabilizohet”, pohoi mes tjerash ai.

Sa i përket ardhjes së punëtorëve të huaj në Kosovë, kryesisht nga vendet aziatike, Panxha konsideron se ky trend do të vazhdojë.

“Unë besoj që ky trend do të rritet se këtë boshllëkun që e kanë krijuar këto mungesa e punëtorëve, do të zëvendësohet me dikë. Ne kemi shumë kompani që janë duke sjellë punëtorë nga Filipinet, Bangladeshi edhe vendet aziatike, dhe kështu ky trend besoj që  do të vazhdon”, pohoi Panxha.

Kryetari i Klubit të Prodhuesve, tha se edhe beson që edhe një pjesë e atyre qytetarëve që kanë shkuar në Gjermani për të punuar, ndoshta do të kthehen sepse nuk do të jetë ashtu siç kanë pritur./Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi

Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi

Ekonomi
Një epokë e re e transformimit digjital:  IPKO prezanton pakot PRIMA dhe aplikacionin IPKO TV

Një epokë e re e transformimit digjital: IPKO prezanton pakot PRIMA dhe aplikacionin IPKO TV

IPKO
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki

Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki

Edil Project
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!

Fito udhëtim në çift me IP Petrol!

IP Petrol
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center

Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center

Emona Center
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

American Clinic
Kalo në kategori