“Nxjerrja e parasë jashtë vendit, humbja e konsumatorit, ikja e punëtorëve”, Rafuna flet për efektet që do të ketë liberalizimi i vizave në ekonomi
Liberalizimi i vizave do të ketë disa efekte negative në ekonominë kosovare, kështu vlerëson kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna.
Ikja e punëtorëve, nxjerrja e parasë jashtë vendit, e humbja e konsumatorit janë disa nga efektet që do të vërehen më së shumti pas heqjes së vizave, vendim ky që ka hyrë në fuqi nga data 1 janar 2024.
Pas heqjes së vizave, bizneset kosovare shprehen të shqetësuara se do të përballen me mungesë të punëtorëve, ndërsa sektori i gastronomisë dhe ndërtimtarisë janë ato që më së shumti do të preken nga kjo.
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna në një intervistë për Telegrafin, thotë e shumë të rinj do të udhëtojnë jashtë vendit, duke shpenzuar kështu paratë në një vend tjetër.
“Një fakt që është që ne do të kemi nxjerrje të parasë jashtë, për arsye se shumë të ri dhe të reja edhe në qoftë se shkojnë sipas qëllimit që është liberalizimi i vizave për arsye turistike, ata disa mjete do t’i shpenzojnë në rastin e ndonjë vizite ose në rastin e kalimit të ndonjë vikendi jashtë. Dmth janë para që nxirren jashtë vendit tonë që nuk ndikon për të mirën e ekonomisë, e dihet se çdo shtet tenton të tërheq mjete sa më shumë brendësi jote të nxjerrë jashtë”, theksoi ai.
Rafuna thotë se me liberalizimin e vizave do të humbim edhe konsumatorë, pasi që shumica e tyre në vend janë të rinj, dhe pikërisht janë ata që synojnë të dalin jashtë vendi.
Të shqetësuar për liberalizimin e vizave janë edhe bizneset, të cilët mund të humbasin edhe fuqinë punëtore.
Rafuna thotë se ky shqetësim ka nisur në dy vitet e fundit.
“Është një shqetësim që ka ekzistuar që dy vitet e fundit e nuk e kemi vetëm me rastin e liberalizimit të vizave, mirëpo dy vitet e fundit kemi një lëvizje të rinjve dhe të rejave nga Kosova, si të fuqisë punëtore të kualifikuar dhe asaj të pa kualifikuar”, pohoi ai.
Kryetari i Odës Ekonomike shprehet se me liberalizimin e vizave lehtësohet rruga për të shkuar në vendet e Bashkimit Evropian, dhe për të rënë më lehtë kontakt me punëdhënësin, pra më lehtë për të lidhur kontratë pune.
“Siç e kemi pa në media, në Gjermani më nuk ke nevojë që të kthehesh mbrapa në Kosovë ta kërkosh një vizë pune, mirëpo shkon drejtpërdrejt në komunën ku e ke gjetur punën dhe aty do të pajisesh me dokumente për punë”, theksoi ai.
Rafuna thotë se këto shqetësime kanë shtyrë bizneset që të gjejnë mënyra tjera që të vërejnë sa më pak mungesën e fuqisë punëtore.
“Po nga ikja e punëtorëve, më së shumti do të jenë të prekur sektori i gastronomisë, sektori i ndërtimtarisë, dihet që këtu dominon përqindja më e lartë e fuqisë punëtore të pakualifikuar dhe ata janë fuqia punëtore e pakualifikuar janë më shumë të prirë që të dalin jashtë. Nuk them që s’janë edhe fuqia punëtore e kualifikuar, mirëpo kjo e pakualifikuar është më e prirë që të dalin jashtë dhe të kërkojnë kushte më të mira”, deklaroi ai.
Tutje, ai tha se edhe nga anketat që kanë realizuar me 500 biznese, del se 70% prej tyre janë të shqetësuar me mundësinë e mungesës së personelit të kualifikuar.
Gjatë intervistës, Rafuna thotë se sektori privat dhe ai publik duhet lëvizur me paga, dhe duhet ofruar kushte më të mira punëtorëve.
“Unë jam që ende me pas lëvizje të sektorit privat sa i përket pagave por jam që edhe sektori publik me lëvizë me paga”, tha mes tjerash ai.
Gjithashtu, ai theksoi së punëdhënësit përveç rritjes së pagave duhet ofruar edhe kushte tjera siç janë bonuse, ushqime etj./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Studio në Selanik: Një diplomë e dyfishtë MBA e klasit botëror nga Universiteti i York-ut dhe Universiteti i Strasburgut
KEK-ut i shtohen edhe 149 punëtorë të rinj
Vlera e Bitcoin mund të arrijë deri në 90,000 dollarë, nëse fiton Trump – parashikojnë analistët
Auto Mita shpërblen me 20.000 euro dhuratë 10 blerësit e parë të Volvo XC90
Nga pamja e detit te rehatia moderne: Apartamentet në “Holiday In 2”
Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s
KEK-ut i shtohen edhe 149 punëtorë të rinj
Çmimet e derivateve në Kosovë, flet kryetari i Shoqatës së naftëtarëve
Vlera e Bitcoin mund të arrijë deri në 90,000 dollarë, nëse fiton Trump – parashikojnë analistët
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Zgjedhja e Messit për kundërshtarin e tij më të vështirë i la tifozët e befasuar
Të gjithë po flasin për asistimin që Arda Guler e bëri te Turqia
Jose Mourinho zgjedh tre futbollistët më të mirë në histori – injoron Ronaldon
Gjersa Kosova po fiton kundër Qipros – Edon Zhegrova dërgon mesazh
Pse Vedat Muriqi nuk u paraqit në pjesën e dytë ndaj Qipros
iPhone 16 i Apple vjen me veçori të AI – gjithçka që duhet të dini për gjeneratën më të re të telefonit të mençur