Haxhimet Bardhi, në cilësinë e dëshmitarit, ka deklaruar se i akuzuari Fiton Musliu ia kishte drejtuar armën dhe i ka thënë hynë në veturë për ta dërguar të plagosurin, tani të ndjerin në spital.
“Fitoni ma ka drejtuar armën, dhe më ka thënë futu në veturën tende për ta dërguar të plagosurin në spital, dhe unë kam pranuar, kam hyrë në veturë vetëm të ndalet me qekaq, dhe mos të bëhet më shumë, të plagosurin – tani të ndjerin e kam vendosë në veturë mbrapa, dhe Fitoni është ulë me mua përpara, armën e ka lënë në vendngjarje, dhe kemi vazhduar në drejtim të Shtëpisë së Shëndetit, në Skenderaj. Kam qenë në gjendje të keqe emocionale, në 3-4 raste gati kam bërë edhe aksident”, ka rrëfyer Bardhi.
Një deklarim të tillë, dëshmitari Bardhi e bëri të mërkurën, në Gjykatën Themelore të Mitrovicës, në gjykimin ndaj të akuzuarve Shukri dhe Rexhep Rexhepi, të cilët në bashkëkryerje po ngarkohen për vrasje të rëndë të viktimës B.M, në vitin 2022 në fshatin Baks të Skenderajt. Kurse, Fiton Musliu ngarkohet për vrasje të mbetur në tentativë.
Ai tha se dy të akuzuarit Rexhepi i ka dajë, përkatësisht vëllezër të nënës, dhe se të dajtë kishte shkuar në aheng familjar, raporton “Betimi për Drejtësi”.
I pyetur nga prokurorja Fetije Bajrami, dëshmitari tha se të akuzuarin Musliu e kishte njohur edhe më herët si fqinj të dajve, sepse ishte rritë të dajtë dhe me të njëjtin kishin luajtur dhe i kishin ruajt lopët së bashku.
Mbrojtësi i të akuzuarit Rexhepi, avokati Mahmut Halimi e ka pyetur dëshmitarin se ku i kishte parë të shtrirë, tani të ndjerin dhe personin tjetër, në raport me veturën e Rexhep Rexhepit. Ai u përgjigj se e kishte parë para veturës në shiritin e kundërt – në anën e majtë të drejtimit të rrugës.
Mbrojtësi i të akuzuarit Rexhep Rexhepi, avokati Shyqyri Syla e ka pyetur dëshmitarin se a kanë pasur probleme më herët në mes të këtyre familjeve, dëshmitari tha jo.
Ndërkaq, mbrojtësi i të akuzuarit Fiton Musliu, avokati Gani Rexha e ka pyetur dëshmitarin se në çfarë gjendje ka qenë Fitoni në momentin kur iu ka drejtuar armën. Bardhi u përgjigj se nuk e di se në çfarë gjendje ka qenë ai, pasi vetë ka qenë në gjendje të keqe.
I pyetur se në momentin kur ka hy në automjet e deri në spital si është sjellë i akuzuari Fiton, dëshmitari tha se i kishte kërkuar të vozit më shpejtë.
Tutje, prokurorja Bajrami të njëjtin e ka ballafaquar me deklaratën e dhënë në Prokurori, ku ndër të tjera dëshmitari kishte thënë dajës së tij ia kishte kapë armën – automatin dhe i kishte thënë mos qitë me armë, ndërsa sot në shqyrtimin gjyqësor tha se nuk ka tentuar të gjuaj.
Për këtë, dëshmitari u përgjigj se është e vërtetë që ai ka biseduar me dajën që mos me shtënë më, por armë nuk ka pas.
I pyetur nga kryetari i trupit gjykues, Mentor Hajraj, se kur ka arritur në vendin e ngjarjes, a ka pasur të shtëna, dëshmitari tha jo.
Ndryshe, i akuzuar në këtë rast ka qenë edhe Agim Musliu, ndaj të cilit ishte veçuar procedura pas pranimit të fajësisë për armëmbajtje pa leje.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë më 19 qershor 2023 ka ngritur aktakuzë kundër Shukri Rexhepit, Rexhep Rexhepit, Fiton Musliut dhe Agim Musliut.
Shukri dhe Rexhep Rexhepi akuzohen se më 23 korrik 2022, në fshatin Baks, Komuna Skenderaj, në bashkëkryerje, kanë privuar nga jeta viktimën B.M, si dhe kanë plagosur të dëmtuarin Labinot Ademi. Rasti thuhet se ka ndodhur pas një fjalosjeje. Kurse, Fiton Musliu akuzohet se me dashje ka filluar kryerjen e veprës penale të vrasjes mirëpo që e njëjta ka mbetur në tentativë, pasi i njëjti ka shkrepur me pushkë të gjuetisë me qëllim që ta privojë nga jeta Shukri Rexhepin. Kurse, Agim Musliu thuhet se ka mbajtur në posedim armë të zjarrit- pushkë e gjuetisë në kundërshtim me Ligjin për Armë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Bashkëpunëtor në mbylljen e 21-vjeçares në apartament, si e tradhtuan gjurmët e gishtërinjëve 36 vjeçarin
PZAP vazhdon ndëshkimin e partive politike, së fundmi ka shqiptuar gjoba mbi 22 mijë euro
Kambovski: Vendi i vetëm për shkarkimin e anëtarëve është Këshilli Gjyqësor, jo Kuvendi
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë
Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite