Në Shqipëri gjatë vitit të kaluar u regjistruan 110 viktima të mundshme trafikimi dhe 2 viktima zyrtare të trafikimit të qenieve njerëzore, pjesa më e madhe e të cilëve janë fëmijë.
Por përfaqësues të Fondit të OKB-së për Fëmijët, UNICEF, pohuan sot se shifrat në terren janë shumë më të larta, ndaj autoritetet dhe veprimtarët duhet të punojnë më fort për parandalimin e kësaj dukurie.
Përfaqësuesi i ri i UNICEF-it në Shqipëri, Murat Shahin, thotë për Zërin e Amerikës, se statistikat janë larg realitetit, ndaj mbetet sfidë për të gjithë aktorët fuqizimi ekonomik i familjeve më të rrezikuara, që ta ndërtojnë jetën e tyre dhe të fëmijëve në Shqipëri.
Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët UNICEF në bashkëpunim me autoritetet shtetërore dhe partnerë të tjerë joqeveritarë po zbatojmë në Shqipëri një program për të parandaluar trafikimin e paligjshëm të shtetasve shqiptarë në vendet perëndimore dhe shtete të tjerë.
Ky program përmban dialog mbi trafikimin e paligjshëm me të rinjtë dhe bashkësitë e banorëve të ekspozuar përballë këtij rreziku, si dhe bashkëpunim me autoritetet për të parandaluar trafikimin.
Ndërsa pjesa më e rëndësishmja mbetet fuqizimi dhe mbështetja ekonomike e të rinjve dhe familjeve, që të punojnë dhe të jetojnë në Shqipëri, thotë për Zërin e Amerikës, Murat Shahin, përfaqësuesi i ri i UNICEF-it në Shqipëri.
“Shifrat zyrtare janë shumë poshtë sa i takon rasteve të trafikimit, të cilat nuk raportohen, bazuar në praktikën ndërkombëtare. Nëse shohim shifrat, gjatë vitit 2023 qeveria dhe organizatat joqeveritare identifikuan 110 viktima potenciale të trafikimit, dhe dy viktima zyrtare të trafikimit ku 2/3 e tyre janë fëmijë dhe pjesa tjetër gra. Por, bazuar në përvojën botërore, duhet të jenë më shumë se kaq në të vërtetë, ndaj duhet biseduar me njerëzit në terren. Është shumë e rëndësishme që të forcohet sistemi që të trajtohen këto raste, si dhe rastet e paverifikuara, të parandalohen, si dhe të ndihmohen këto familje së bashku me fëmijët e tyre”, thotë zoti Shahin për Zërin e Amerikës.
Zyrtarët shqiptarë theksojnë se fëmijët rrezikohen po aq shumë nga trafikantët përmes rrjeteve online, si dhe është shfaqur edhe dhuna online e të miturve, e cila përcillet në jetën e vërtetë.
Por këto probleme kanë nevojë për ndërhyrje ligjore dhe veprimtari të drejtëpërdrejta në terren, tha zëvendës ministrja e punëve të brendshme, Romina Kuko, në çelje të fushatës së re të komunikimit kundër trafikimit të qenieve njerëzore, një bashkëpunum mes UNICEF-it dhe qeverisë shqiptare.
“Po shohim mundësinë e një rregullimi ligjor për të penalizuar dhunën online, sepse shihet një vakum ligjor në këtë fushë. Trafikimi i qenieve njerëzore është pjesa e fundore e rreziqeve dhe pasojave mbi fëmijët dhe familjet, por në shumë raste gjithçka nis nga komunikimet online”, tha zonja Kuko.
Nga ana tjetër, përfaqësuesi i UNICEF-it, Shahin thotë se nevojitet për fëmijët, të rinjt dhe familjet nevojitet përmbushja e të drejtave të tyre, duke fuqizuar shkollimin e tyre, duke mbështetur potencialin e tyre këtu, në mënyrë që të përmbushin jetën e tyre në Shqipëri.
Zoti Shahin ka punuar disa vite në UNICEF-in e Kosovës, dhe shton se ka gjetur shumë ngjashmëri mes Shqipërisë dhe Kosovës sa u takon rreziqeve që përballin të rinjtë, si me shkollimin, me nevojën që zëri i tyre të dëgjohet, ashtu edhe mundësitë që duhet dhënë për t’u zhvilluar aftësitë e tyre.
“Më parë unë kam punuar në Kosovë dhe atje një pjesë e të rinjve mendonin emigrimin. Mendoj se është çështje e cilësisë së shkollimit, ndaj duhet fuqizuar sistemi shkollor, si dhe t’u jepen mundësi të rinjve që të përmbushin potencialet e tyre dhe të mund të qëndrojnë në vendin e tyre, të punësohen atje. Ne duhet të krijojmë mundësitë për rritjen e cilësisë së arsimit, dhe kjo shihet si një përparësi që duhet të kenë qeveria dhe bashkësia ndërkombëtare atje, po ashtu edhe UNICEF”, tha zoti Shahin.
Një pjesë e madhe e fëmijëve dhe të rinjve shqiptarë përballen çdo ditë me rreziqe të bullizimit, dhunës, trafikimit, abuzimit me narkotikë dhe papunësinë, të cilat i shtyjnë të largohen drejt vendeve europiane, duke lënë pas vendin e tyre me probleme të shumta nga tranzicioni.
Ndaj, sipas ekspertëve, mbetet sfidë për institucionet shqiptare dhe ndërkombëtare fuqizimi dhe mbështetja ekonomike e tyre për të punuar dhe jetuar në Shqipëri. /VoA/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë
KFOR, EULEX e Policia e Kosovës mbajnë stërvitjen e përbashkët 'Golden Sabre 2024'
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje