LAJMI I FUNDIT:

Rusia me ligj të ri, do të mund të marrë pronat e rusëve që kritikojnë luftën në Ukrainë

Rusia me ligj të ri, do të mund të marrë pronat e rusëve që kritikojnë luftën në Ukrainë

Duma ruse, miratoi sot në lexim të parë një projektligj për konfiskimin e pasurisë së personave të dënuar për vepra të ndryshme penale, duke përfshirë “përhapjen e qëllimshme të informacionit të rremë” për ushtrinë ruse.

Masa do të zbatohet për këdo që shpallet fajtor për “diskreditim” të forcave të armatosura, thirrje për sanksione kundër Rusisë ose nxitje të aktiviteteve ekstremiste, transmeton Telegrafi.

Projektligji kaloi të parin nga tre leximet me 395 vota pro dhe tre kundër. Kështu shteti do të jetë në gjendje të konfiskojë pronat nga rusët që janë larguar nga vendi dhe janë kritikë ndaj luftës në Ukrainë, por që ende mbështeten në të ardhurat nga qiraja nga pronat e tyre, shtëpitë dhe apartamentet në Rusi.


Rrëzimi i aeroplanit në Belgorod, ministria ruse e Mbrojtjes pretendon se radarët e tyre kishin detektuar raketa ukrainase
Lexo po ashtu Rrëzimi i aeroplanit në Belgorod, ministria ruse e Mbrojtjes pretendon se radarët e tyre kishin detektuar raketa ukrainase

Që nga pushtimi ushtarak i Ukrainës në shkurt 2022, Rusia ka shtrënguar masat për të shtypur çdo formë të mospajtimit politik.

Sipas ligjeve të miratuara në mars, diskreditimi i forcave të armatosura ose ‘përhapja e informacionit të rremë’ për ushtrinë dënohet me burgim. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Trump ka të drejtë", thotë kryediplomatja e BE-së ndërsa kërkon ‘të përgatitemi për më të keqen’ në raport me Rusinë

Botë
Pas vendimit të Trumpit, anulohen fluturimet e refugjatëve drejt SHBA-së

Pas vendimit të Trumpit, anulohen fluturimet e refugjatëve drejt SHBA-së

Amerika
Trump fali themeluesin e Silk Road, i cili u dënua me burgim të përjetshëm për shitje droge

Trump fali themeluesin e Silk Road, i cili u dënua me burgim të përjetshëm për shitje droge

Amerika
Fillimisht sulmon nxënësit protestues me shkop druri, pastaj i kërcënon me thikë në Novi Sad

Fillimisht sulmon nxënësit protestues me shkop druri, pastaj i kërcënon me thikë në Novi Sad

Serbia

"Gjesti flet vetë": Gjermanët reagojnë ashpër ndaj “përshëndetjes naziste” të Musk

Botë

"Bëhu serioz", presidenti i Panamasë reagon me nervozizëm ndaj pyetjes së "pushtimit" të kanalit nga ana e Trumpit

Amerika
Kalo në kategori