LAJMI I FUNDIT:

Alfio Rrotani – banori i parë i eliminuar nga Big Brother VIP Albania 3

Alfio Rrotani – banori i parë i eliminuar nga Big Brother VIP Albania 3

Të martën mbrëma, ndodhi një prej momenteve më të rëndësishme të “Big Brother VIP Albania” kur kuzhinieri Alfio Rrotani u bë personi i parë që u eliminua nga shtëpia e famshme.

Në javën e parë të votimeve, ku publiku pati mundësinë të shprehte pëlqimin e tyre për banorët, Alfio nuk arriti të sigurojë numrin e mjaftueshëm të votave për të mbetur në lojë.

Përballë të nominuarve të tjerë që ishin: Gabriele Mezini, Meri Shehu, Heidi Baci dhe Gazi Ujkashi, Alfio mori përqindjen më të ulët të votave.


Alfio Rrotani në studion e Big Brother VIP Albania (Foto: Top Channel/YouTube)

Kjo rezultoi në largimin e tij nga programi, duke përfunduar kështu aventurën e tij në “Big Brother VIP Albania” shumë më herët se sa shumë të tjerë do të kishin pritur.

Votimi i publikut ishte pjesa vendimtare e procesit që përcaktoi fatin e Rrotanit në program. E për fat të keq, as fati nuk ishte në anën e tij – ngase kur ai arriti në studio dhe hapi biletën e fatit, kishte një biletë vetëm një drejtimëshe.

Gjatë qëndrimit të tij në shtëpi, Alfio tregoi personalitetin e tij dhe marrëdhëniet me banorët e tjerë, por duket se nuk arriti të formojë një lidhje të mjaftueshme me publikun për të siguruar mbështetjen e tyre për të vazhduar garën. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Rita Ora detyrohet të anulojë koncertin në Hungari për shkak të gjendjes shëndetësore - po vuan nga gurët në veshka

Rita Ora detyrohet të anulojë koncertin në Hungari për shkak të gjendjes shëndetësore - po vuan nga gurët në veshka

Magazina
“Një pasdite me Lutën”, Mozzik publikon fotografi me Lutfi Hazirin

“Një pasdite me Lutën”, Mozzik publikon fotografi me Lutfi Hazirin

Magazina
E gjuajtën edhe në Kosovë, Bebe Rexha i drejtohet sigurimit në shqip që të mos e largojë fansin: Lëre lëre, është vetëm një bluzë

E gjuajtën edhe në Kosovë, Bebe Rexha i drejtohet sigurimit në shqip që të mos e largojë fansin: Lëre lëre, është vetëm një bluzë

Magazina
Momenti kur kërcimtari mbështetës i Lady Gaga bie nga skena, gjatë performancës së ceremonisë së hapjes së Lojërave Olimpike

Momenti kur kërcimtari mbështetës i Lady Gaga bie nga skena, gjatë performancës së ceremonisë së hapjes së Lojërave Olimpike

Magazina
Dua Lipa merr masa drastike për të shmangur grindjet me fqinjët, ndërsa punëtorët ndërtojnë pishinë të re me dorë në rezidencën e saj

Dua Lipa merr masa drastike për të shmangur grindjet me fqinjët, ndërsa punëtorët ndërtojnë pishinë të re me dorë në rezidencën e saj

Magazina
Ryan Reynolds konfirmon përfundimisht gjininë e fëmijës së tij të katërt, me gruan Blake Lively

Ryan Reynolds konfirmon përfundimisht gjininë e fëmijës së tij të katërt, me gruan Blake Lively

Magazina
Kalo në kategori