LAJMI I FUNDIT:

Ku është gjenerali rus Valery Gerasimov, i cili nuk është parë që nga dhjetori?

Ku është gjenerali rus Valery Gerasimov, i cili nuk është parë që nga dhjetori?

Gjenerali më i lartë i Rusisë, shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Valery Gerasimov nuk është parë në publik këtë vit, kurse  Kremlini ende nuk është përgjigjur ndaj thashethemeve për vdekjen e tij që filluan të përhapen pas sulmeve ukrainase në Krime, shkruan Newsweek.

Përdoruesit e mediave sociale filluan të pyesin për vendndodhjen e Gerasimov, i cili është në krye të operacioneve ushtarake të Rusisë në Ukrainë, pasi Kievi njoftoi më 4 janar se kishte goditur një post komandë ushtarake ruse pranë Sevastopolit dhe një njësi ushtarake pranë qytetit të Yevpatoria, transmeton Telegrafi.


Pas sulmit, thashethemet filluan të përhapen në Twitter dhe Telegram se Gerasimov ishte vrarë në sulm, ku përdoruesit shpërndanë një imazh që pretendohej të tregonte një mesazh të postuar nga një kanal rus në Telegram i quajtur Ordinary Tsarism, i cili ka më shumë se 34,000 abonentë.

Në mesazhi në fotografi thuhej: “Sipas të dhënave paraprake, Valery Gerasimov, i cili ishte në një post komandë pranë Sevastopolit në kohën e sulmit, u vra në sulmin në Krime”.

Megjithatë, Newsweek shkruan se hetimi i tyre ka treguar se mesazhi nuk është autentik.

Rusët po përballen me mungesë të armëve, raketahedhësit e dedikuar për anije detyrohen t'i montojnë nëpër kamionë
Lexo po ashtu Rusët po përballen me mungesë të armëve, raketahedhësit e dedikuar për anije detyrohen t'i montojnë nëpër kamionë

Megjithëse nuk ka prova konkrete që sugjerojnë se Gerasimov u vra në sulmin në Krime, shumë njerëz po pyesin pse Kremlini nuk ka folur ende.

Gerasimov u pa për herë të fundit në publik më 29 dhjetor, kur u filmua duke shpërndarë çmime shtetërore për personelin ushtarak që “u dallua” gjatë pushtimit të Marinkas në rajonin Donetsk të Ukrainës, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve RIA Novosti.

Që atëherë, ai nuk është cituar apo përmendur nga mediat shtetërore dhe as nuk është parë në publik.

Në tekstin e titulluar “Ku është gjenerali Gerasimov dhe pse ka rëndësi?” të botuar të dielën e kaluar në Kyiv Post, koloneli në pension i ushtrisë amerikane Jonathan Sweet dhe ish-ekonomisti Mark Toth, shkroi se ndërsa është e dyshimtë që Gerasimov ka vdekur, heshtja e Moskës rreth asaj se çfarë po ndodh me të është interesante.

Vitin e kaluar, kur Gerasimov nuk u pa në publik për javë të tëra pas një rebelimi të dështuar të udhëhequr nga shefi i grupit Wagner, Yevgeny Prigozhin, pati gjithashtu zëra se ai ishte zhdukur, me disa spekulime se ishte shkarkuar.

CIA përpiqet të rekrutojë agjentë të dyfishtë në Rusi me një video të re
Lexo po ashtu CIA përpiqet të rekrutojë agjentë të dyfishtë në Rusi me një video të re

Kremlini më pas hodhi poshtë thashethemet dhe publikoi një video që e tregonte atë në detyrë në Ukrainë, vetëm një javë pasi filluan thashethemet.

Jaanika Merilo, një novatore e teknologjisë dhe reformatore estonezo-ukrainase, shkroi në X në fillim të këtij muaji, se ajo nuk mendon se Gerasimov ka vdekur, “pavarësisht thashethemeve ose mendimeve të dëshiruara”.

“Gerasimov e ka zakon të humbë herë pas here. Në verë u përfol se ishte vrarë ose të paktën u plagos. Nuk ka asnjë provë për këtë. Pas rebelimit të Prigozhinit, ai u zhduk për javë të tëra dhe më pas u rishfaq. Nuk ka arsye të mendoj se ai nuk do të shfaqet më”, ka shkruar ajo. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
Arrihet pajtueshmëri për tekstin përfundimtar të rezolutës për Srebrenicën

Arrihet pajtueshmëri për tekstin përfundimtar të rezolutës për Srebrenicën

Bosnja
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerika
Kryeministri sllovak mbetet në gjendje të rëndë, ndërsa i dyshuari për atentatin ndaj tij paraqitet në gjykatë

Kryeministri sllovak mbetet në gjendje të rëndë, ndërsa i dyshuari për atentatin ndaj tij paraqitet në gjykatë

Botë
Ukraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë

Ukraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë

Evropa
Si një luaneshë, nëna kolumbiane i dha një goditje 'fluturuese' hajdutit për ta mbrojtur djalin e saj

Si një luaneshë, nëna kolumbiane i dha një goditje 'fluturuese' hajdutit për ta mbrojtur djalin e saj

Amerika Latine
Kalo në kategori