LAJMI I FUNDIT:

Basha në Këshillin e Evropës: Serbia po bën ‘spastrim të heshtur etnik’, ndaj shqiptarëve në Luginën e Preshevës

Basha në Këshillin e Evropës: Serbia po bën ‘spastrim të heshtur etnik’, ndaj shqiptarëve në Luginën e Preshevës

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka bërë akuza të rënda në Këshillin e Evropës ndaj atij që ai e cilëson si “spastrim i heshtur etnik” të ushtruar nga Serbia ndaj popullatës shqiptare në Luginën e Preshevës.

Duke folur për më shumë se 8,000 shqiptarët e prekur, Basha theksoi se kjo është një veprim që sipas tij po bëhet nën heshtjen e Bashkimit Evropian.

Gjatë fjalimit të tij të mbajtur, Basha ngriti çështjen e shkeljeve të mëdha që kanë ndodhur gjatë zgjedhjeve në Serbi, duke u mbështetur në gjetjet e raportit paraprak të OSBE-së.


Ai theksoi se zgjedhjet u karakterizuan nga ndërhyrja vendimtare e Aleksandar Vuçiq dhe nga konkurrenca e padrejtë, përdorimi i medias për anësi dhe blerjet e votave.

“Dhuna e papranueshme ndaj kryetarit të një partie të opozitës, Nikola Sanduloviq, për shkak të solidarizimit të tij me familjen Jashari, luan si shembulli më i fuqishëm i një fushate të frikës dhe të ndëshkimit që po ndodh brenda një shteti që ka aspirata për anëtarësim në Bashkimin Evropian,” deklaroi Basha.

Ai gjithashtu evidentoi sulmin në Banjskë, duke kërkuar një hetim të plotë për rrethanat që çuan në vdekjen e efektivit të policisë, Afrim Bunjaku.

Kryedemokrati shtoi se këto shkelje dhe parregullësi të dokumentuara nga misioni zgjedhor i OSBE-ODIHR dhe vëzhguesit e Parlamentit Europian, janë pasuar nga një valë sulmesh të orkestruara nga partia në pushtet dhe media të kontrolluara nga qeveria.

Basha theksoi se stabiliteti i Ballkanit Perëndimor është në rrezik nga autokratët populistë dhe nga strategjitë destabilizuese të Serbisë, të cilat janë mbështetur nga Moska dhe synojnë të nxisin konflikt.

“Nëse Serbia aspiron të konsiderohet si një faktor stabilizues në rajon dhe të ecë drejt integrimit në BE, atëherë duhet t’i japë fund praktikave që komprometojnë demokracinë dhe sundimin e ligjit,” u shpreh Basha, duke kërkuar një hetim ndërkombëtar mbi shkeljet zgjedhore dhe një zbatim të standardeve zgjedhore në të gjithë rajonin.

“Për të arritur siguri të vërtetë, stabilitet dhe mirëqenie për shtetet e Ballkanit Perëndimor, pa lënë anash kërkesat për një të ardhme europiane, është fondamentale të ketë zgjedhje të lira dhe të drejta, ku sundimi i ligjit respektohet pa kompromis,” përfundoi Basha.

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Politikë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Siguri
Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Drejtësi
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Lajme
Kalo në kategori