LAJMI I FUNDIT:

Drita merr edhe fitoren e tretë radhazi, mposht skuadrën polake

Drita merr edhe fitoren e tretë radhazi, mposht skuadrën polake

Drita ka vazhduar me ndeshje fantastike në fazën përgatitore që po e zhvillon në Antalya të Turqisë.

Skuadra gjilanase ka fituar edhe ndeshjen e tretë, duke e mposhtur skuadrën polake Lechia Gdansk me rezultat 1-2.


Vetëm pas katër minutave lojë gjilanasit kaluan në epërsi, derisa realizoi sulmuesi i ardhur nga Ballkani, Arb Manaj.

Pjesa e parë u mbyll me epërsinë e Dritës 0-1, derisa në të dytën polakët e nisën më mirë duke barazuar në minutën e 51-të me Pilan për 1-1.

Gjithsesi Drita nuk i ndali sulmet dhe në minutën e 73-të e shënoi edhe golin e fitores.

Ishte talenti prishtinas i Dritës, Albin Prapashtica që realizoi gol për t’i dhuruar fitoren e tretë Dritës në po aq ndeshje miqësore deri më tani në tokën turke.

Kjo ishte fitorja e tretë e Dritës, pasi më parë kanë mposhtur hungarezët e Vasas 6-1 dhe ukrainasit e Chernomets Odesea 3-1.

Ndeshjen e fundit gjilanasit e zhvillojnë ditën e premte ndaj skuadrës polake Ruch Chorzow. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Boks

"Askush nuk donte të fliste me mua te Barcelona, ​​vetëm Eric Abidal” - ylli i ri francez tregon vuajtjet te gjiganti i La Ligas

La Liga
Van Dijk dhe Alexander-Arnold qajnë për largimin e Kloppit nga Liverpooli

Van Dijk dhe Alexander-Arnold qajnë për largimin e Kloppit nga Liverpooli

Premier League
Tyson Fury i bëri një premtim befasues Oleksandr Usykut me të përfunduar dueli

Tyson Fury i bëri një premtim befasues Oleksandr Usykut me të përfunduar dueli

Boks
Vëllain e Kylian Mbappes e pyesin tifozët

Vëllain e Kylian Mbappes e pyesin tifozët "a do transferohesh te Real Madridi?" - francezi i talentuar i lë të shtangur

La Liga
Fury mund ta injorojë rimeçin me Usykun dhe të shkojë për një tjetër kundërshtar

Fury mund ta injorojë rimeçin me Usykun dhe të shkojë për një tjetër kundërshtar

Boks
Kalo në kategori