LAJMI I FUNDIT:

Kremlini thotë se nuk e di se si Trump mund të ndalojë luftën në Ukrainë

Kremlini thotë se nuk e di se si Trump mund të ndalojë luftën në Ukrainë

Administrata e Vladimir Putinit nuk e ka idenë sesi ish-presidenti amerikan Donald Trump mund të ndalojë agresionin rus kundër Ukrainës dhe nuk ka pasur kontakte mes diplomatëve rusë dhe politikanit amerikan për këtë çështje.

Kështu shkruan agjencia e lajmeve RIA Novosti e lidhur me Kremlinin, duke cituar zëdhënësin e presidentit rus Dmitry Peskov, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

“Jo, ne nuk e kuptojmë se si mund të bëhet kjo. Nuk kemi pasur kontakte për këtë”, citohet të ketë thënë Peskov.


Ndryshe, ish-presidenti amerikan ka pohuar vazhdimisht se ai kishte një “plan” për të rivendosur paqen në Ukrainë brenda 24 orëve nëse ai do të bëhej përsëri president.

Dhe në nëntor të vitit 2023, Volodymyr Zelensky e ftoi Trumpin të vizitojë Ukrainën.

Megjithatë, Trump refuzoi, duke iu referuar një “konflikti interesi” me administratën e presidentit aktual të SHBA-së, Joe Biden.

Por pas suksesit të tij në zgjedhjet republikane në Iowa në mesin e janarit, Trump përsëriti se do t’i jepte fund luftës “shumë shpejt” nëse fitonte zgjedhjet.

Ndërkohë, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ftoi edhe një herë Trump në Ukrainë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Lideri i Hamasit filmohet duke bartur valixhen me 25 kilogramë dinamit derisa kalon në tunel me gruan dhe tre fëmijët

Lideri i Hamasit filmohet duke bartur valixhen me 25 kilogramë dinamit derisa kalon në tunel me gruan dhe tre fëmijët

Azia
Zbulohet shuma rekord e ndihmës ushtarake të SHBA-së për Izraelin që nga fillimi i luftës në Gaza

Zbulohet shuma rekord e ndihmës ushtarake të SHBA-së për Izraelin që nga fillimi i luftës në Gaza

Botë
Inteligjenca ushtarake ukrainase shkatërron sistemin kundërajror rus Osa – e godet me dron kamikaz

Inteligjenca ushtarake ukrainase shkatërron sistemin kundërajror rus Osa – e godet me dron kamikaz

Evropa
Dyshohet se përmban një oqean dy herë më të madh se ai i Tokës, NASA gati të nisë anijen më të madhe kozmike drejt hënës së Jupiterit

Dyshohet se përmban një oqean dy herë më të madh se ai i Tokës, NASA gati të nisë anijen më të madhe kozmike drejt hënës së Jupiterit

Botë
Asteroidi që zhduki dinosaurët nuk ishte i vetëm, thonë shkencëtarët

Asteroidi që zhduki dinosaurët nuk ishte i vetëm, thonë shkencëtarët

Botë
Ushtria izraelite shfaq pamje të reja të sulmit të Hamasit, gjatë 7 tetorit të vitit të kaluar

Ushtria izraelite shfaq pamje të reja të sulmit të Hamasit, gjatë 7 tetorit të vitit të kaluar

Azia
Kalo në kategori