LAJMI I FUNDIT:

Acar në orët e mëngjesit, temperaturat arrijnë në -13 gradë Celsius

Acar në orët e mëngjesit, temperaturat arrijnë në -13 gradë Celsius
Reshjet e mëdha të borës në muajin prill /Foto: Ridvan Slivova/

Sot parashikohet të mbajë mot me diell dhe me ngrirje të fortë në orët e mëngjesit.

Sipas “Meteo Kosova”, mund të krijohen kushte për mjegull ose vranësira të ulëta përgjatë luginave dhe zonave të ulëta në orët e para të mengjesit.


Era do të fryjë në drejtime të ndryshme por kryesisht e lehtë, me shpejtësi prej 6-17 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej -13 deri në -8°C, ndërsa ato maksimale prej -1 deri në 3°C. /Telegrafi/

Shiko parashikimin e motit në Kosovë, Shqipëri, Ballkan, Evropë dhe botë në “Moti në Telegrafi