Një drejtim i ri i Universitetit të Prishtinës për studimet master, ka rritur interesimin e studentëve ndërkombëtarë. Kështu, këtë vit dhjetë studentë nga disa shtete të botës, u regjistruan në programin që ndërlidhet me drejtësinë tranzicionale.
Tomara dhe Wilfred janë studentët më të rinj të Universitetit të Prishtinës.
Të dy, bashkë me tetë studentë të tjerë ndërkombëtarë, e kanë përzgjedhur UP-në që t’i vijojnë studimet master, në drejtimin e ri “Të drejtat e njeriut, e drejta penale ndërkombëtare dhe drejtësia tranzicionale”.
“Pasi përfundova studimet bachelor në Gana, mentorja ime më njoftoi për këtë program. Ajo më tha që ta eksploroj si mundësi, e cila më pas e pash se është interesante. Drejtësia tranzicionale është shumë e rëndësishme, veçanërisht në rajonin tim ku vitin e kaluar kishin disa luftëra. Kështu në rajonin ku unë jetoj shumica e shteteve janë në tranzicion dhe neve do të na ndihmoj ky master që procesi i tranzicionit të zhvillohet”, ka thënë Wilfred Ofori, student nga Gana.
Wilfred Ofori nga Gana që po kalon javët e para në Prishtinë, thotë se është ambientuar shpejtë.
“Kosova dhe shqiptarët janë shumë të mirë. Ne kemi takuar shumë shokë të mirë këtu dhe jam vërtetë duke e shijuar kohën këtu”.
“Në vitet e fundit kam qenë e angazhuar në disa projekte që ndërlidhen me drejtësinë tranzicionale në rajon. Specifikisht në një OJQ në Serbi dhe kjo më ka motivuar që të mësoj më shumë për këtë fushë. Kjo është një përvojë unike për mua si një serbe që të kuptoj perspektivën se si është të jetosh në Kosovë, sepse vërtetë besoj se populli në Serbi nuk e njeh vërtetë situatën se si është”, është shprehur Tomara Pavloviç, studente nga Serbia.
Për dhjetë vende të lira sa u rezervuan këtë vit për studentët ndërkombëtarë, dekani i fakultetit juridik, Avni Puka tregon se aplikuan 23 persona.
Ai thekson se deri më tani janë kaluar të gjitha pritshmëritë.
“Në këtë program që është në gjuhën angleze, përveç profesorëve të fakultetit juridik për secilën lëndë është përfshirë një profesor ndërkombëtar nga universitetet më prestigjioze, kryesisht nga universitetet amerikane, të Britanisë dhe universitetet e Bashkimit Evropian që kanë një rangim të lartë në rangimin botëror të universiteteve”, është shprehur dekani Avni Puka.
Programi është ofruar në kuadër të një vizioni të fakultetit juridik, për adresimin e të kaluarës nga perspektiva akademike.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje