LAJMI I FUNDIT:

Kreu i kundërzbulimit ushtarak të Ukrainës, thotë se do të  vazhdojnë me sulme brenda territorit të Rusisë

Kreu i kundërzbulimit ushtarak të Ukrainës, thotë se do të  vazhdojnë me sulme brenda territorit të Rusisë

Sipas kreut të kundërzbulimit ushtarak të Ukrainës, Kyrylo Budanov, Ukraina nuk planifikon të ndalë sulmet thellë brenda territorit të Rusisë, pavarësisht shqetësimeve të partnerëve perëndimorë të Ukrainës për një mundësi të kundërpërgjigjes nga ana e Rusisë.

Ai për një intervistë dhënë për Financial Times, ka thënë se një taktikë e tillë e sulmeve ukrainase me dronë është shqetësim për disa partnerë të Ukrainës, që paralajmërojnë se kjo mund të shkaktojë një përgjigje më të ashpër të presidentit rus Vladimir Putin, madje me përdorimin e armëve bërthamore, transmeton Telegrafi.

Megjithatë, Budanov thotë se Ukraina do të vazhdojë “punën” e saj brenda Rusisë për të “sabotuar makinerinë luftarake të Putinit”.


“Nuk parashikojmë ndryshime të mëdha në të ardhmen e afërt. Gjithçka që kemi bërë, do të vazhdojmë ta bëjmë edhe në të ardhmen”, tha Budanov duke vlerësuar se ky vit do të jetë i vështirë për Ukrainën.

Në anën tjetër, inteligjenca ukrainase po vazhdon të kryej operacione thellë brenda territorit të Rusisë, ku sot është raportuar për sulme me dronë kamikaz në terminalin e prodhuesit më të madh të gazit në Rusi.

Nga ky sulm në këtë terminal është ndërprerë puna, pasi një zjarr i madh ka kapluar pothuajse tërë kompleksin.

Bëhet fjalë për terminalin Ust-Luga në rajonin e Leningradit, që është një objekt shumë i rëndësishëm për makinerinë luftarake ruse, e cila nga të hyrat e shitjes së gazit sponsoron luftën në Ukrainë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Sa paguhet Trump si president i ShBA-së? Paga, bonuset dhe detajet tjera

Sa paguhet Trump si president i ShBA-së? Paga, bonuset dhe detajet tjera

Amerika
Nenad Çanak: Po përgatitet terreni për likuidimin tim

Nenad Çanak: Po përgatitet terreni për likuidimin tim

Serbia
Fillon puna për të bllokuar emigrantët që kalojnë lumin për në SHBA

Fillon puna për të bllokuar emigrantët që kalojnë lumin për në SHBA

Amerika
Trump sugjeron sanksione të reja ndaj Rusisë nëse Putin refuzon bisedimet e paqes me Ukrainën

Trump sugjeron sanksione të reja ndaj Rusisë nëse Putin refuzon bisedimet e paqes me Ukrainën

Amerika
Rusët dërgojnë

Rusët dërgojnë "skuadra me paterica" ​​në betejë

Evropa
Trump kërcënon Kinën me tarifa prej 10 për qind dhe paralajmëron se BE-ja mund të përballet gjithashtu me to

Trump kërcënon Kinën me tarifa prej 10 për qind dhe paralajmëron se BE-ja mund të përballet gjithashtu me to

Amerika
Kalo në kategori